12 fakte qe nuk i dini rreth femijes qe keni ne bark

0 0

Ju tashmë jeni shtatzanë dhe keni filluar të mësoni gjithçka rreth saj dhe fëmijës që mbani në bark. Por me siguri ende nuk keni lexuar faktet e mëposhtme, të cilat mund t’ju duken tepër të çuditshme.

  1. Bebi juaj ka qime në fytyrë, këto qime të holla ndodhen jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin ndërsa fëmija është brenda uterusit.
  2. Fetusi juaj ka një numër shumë të madh kockash (rreth 300), të cilat bashkohen pas lindjes me rritjen. Një i rritur ka 206 kocka.
  3. Zemra e bebit është e mahnitshme, ajo fillon të punojë që në ngjizje (muaji 1).
  4. Fetusi është në gjendje të qajë, dhe kjo duke filluar nga java e 26-të.
  5. Bebi e ndien kur ju qeshni, dhe kjo duke filluar nga java e 32-të, gjë së cilës i përgjigjet me anën e shkelmimeve.
  6. Ju mund ta bëni atë të kërcejë, duke filluar nga java e 23-të. Ai mund të trembet nga zhurmat e papritura si për shembull lemza juaj, zilja telefonit etj, te cilat mund edhe ta bezdisin duke e bërë të kërcejë përpjetë.
  7. Bebi juaj po mëson një gjuhë, ai fillon të kuptojë intonacionin dhe ritmin e gjuhës së nënës që në barkun e saj.
  8. Ai mund të jetë një ëndërrimtar, duke qënë se fillon të flejë që në javën e 4-t të ngjizjes. Fetusi është në gjendje të shikojë ëndërra që në javën e 30-të të shtatzanisë.
  9. Ai nuhat të njëjtat aroma që nuhat edhe nëna, kjo duke filluar nga java e 28-të.
  10. Fetusi juaj i ka qejf gjërat e ëmbla, të cilat i shijon duke filluar nga java e 15-të e shtatzanisë nëpërmjet lëngut amniotik.
  11. Fëmja është në gjendje të urinojë, duke filluar nga java e 12-të e shtatzanisë.
  12. Bebi juaj nuk ka gjunjë. Ato zhvillohen rreth muajit të 6-të të jetës.

Lexoni edhe: 5 shqisat qe zhvillohen ne barkun e nenes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X