Ndonjëherë bebi duket se vonon të dalë dhe shumë shtatzani mund të shkojnë edhe më tepër se 41 javë. Shumë nëna mund të kenë përdorur disa metoda natyrale të cilat mendojnë se stimulojnë përshpejtimin e kohës së lindjes. Pas tyre nuk ka asnjë teori shkencore që vërteton efektivitetin, megjithatë disa nëna duket se e kanë ndier efektin e tyre pozitiv.
1. Përdorimi i topit
Shumë gra e kanë parë tepër efektiv përdorimin e topit të palestrës, i cili duket se ndikon pozitivisht në përshpejtimin e kohës së lindjes. Lëvizjet e moderuara sipër tij duket se ndihmojnë në pozicionimin e duhur të fëmijës, edhe nëse ai nuk është ende gati të dalë . Krahas kësaj topi mund të bëhet edhe një vend shumë i mirë në të cilin mund të uleni ndërsa trupi juaj duket se po ndihet gjithmonë edhe më pak rehat. Është një investim i mirë , të cilin mund ta përdorni edhe pas lindjes për t’u rikthyer në fomrë .
- Këmbë të lumtura
Për shumë gra shtatzena masazhet qetësuese kanë rezultuar shumë efektive në këtë drejtim. Edhe pse pas kësaj teorie nuk ka asnjë vërtetim shkencor, mendohet se në këmbë , duar dhe kokë ka disa pika të cilat janë të lidhura me të githë trupin. Personat që merren me kryerjen e kë tyre masazheve këshillojnë që gruaja të kryejë disa seanca në javën e fundit të shtatzanisë . Edhe në se nuk do të funksionojë në këtë drejtim, do t’ju ndihmojë të clironi tensionin e mbledhur dhe t’ju bëjë të jeni më të relaksuara ndërsa shkoni për të sjellë në jetë fëmijën tuaj.
- Bëni shëtitje
Ndoshta gjithmonë e më shumë energjitë tuaja duken se po minimizohen, por pavarësisht kë saj duhet të përpiqeni të bëni shëtitje. Disa nëna mendojnë se ecja ndihmon në përshpejtimin e kohës së lindjes natyrale, kjo pasi lëvizjet që ju do të bëni gjatë ecjes do të inkurajojnë kokën e fëmijës të shkojë drejt çerviksit, si edhe do të çlirohet oksitocina e cila mund të ndihmojë në përshpejtimin e proçesit. Dhe nëse keni një qen në shtëpi mund të përfitoni për ta nxjerrë edhe atë për një shëtitje. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të vishni një palë këpucë te rehatshme si edhe të fusni në çantë një shishe me ujë për tu hidratuar sa më shumë .
- Një banket me ananas
Një trajtim tropikal shumë i pasur me “bromelian”, e cila është një enzimë që duket se ndikon pozitivisht në rritjen e prostaglandinës. Sasia që duhet të konsumoni duhet të jetë disi e madhe në mënyrë që të ndodhë kjo, duke bërë që trupi juaj të marrë gjithashtu edhe sasi të mëdha vitaminash.
- Pak erëza jo vetëm për më shumë shije
Duket se për disa nëna përdorimi i disa erëzave specifike, si per shembull “curry” (mund të gjendet në çdo supermarket) do të stimulojë uterusin duke bërë që proçesi të përshpejtohet. Edhe për këtë nuk ka asnjë teori shkencore që ta vërtetojë , por që për disa nëna ka dhënë rezultat. Këshillohet që gratë të cilat kanë probleme me tretjen të mos pë rdorin erëzat pikante.
- Pickoni gjirin
Mund të tingëllojë disi çuditshëm, por duket se për disa nëna ka dhënë rezultat stimulimi i thithave të gjirit mendohet se ka ndihmuar në çlirimin e oksitocinës, e cila do të ketë ndihmuar në përshpejtimin e kohës së lindjes. Ju mund të “pickoni” thithat tuaj, ose të përdorni një pompë gjiri në mënyrë që të krijohet ndjesia e thithjes, gjë e cila do të clirojë hormonin në fjalë . Edhe nëse nuk jep rezultat do t’ju mësojë si ta përdorni në rast se do t’ju nevojitet pas lindjes.
- I pastroni ato dysheme
Sigurisht që gruaja gjatë shtatzanisë nuk duhet të kryejë sforcime të mëdha, por nëse femija juaj duket se nuk do të dalë edhe pse janë ditët e fundit të shtatzanisë , duhet të përpiqeni të provoni edhe këtë mënyrë . Mund të uleni dhe të pastroni dyshemetë e shtëpisë tuaj, gjë e cila jo vetëm mund të shkaktojë fillimin e proçesit të lindjes, por do të bëjë që shtëpia të jetë shumë e pastër për në momentin e post-partum.
- Pini një filxhan çaj
Mendohet se pirja e një filxhani me çaj manaferre do të ndikojë në zbutjen e çerviksit dhe për pasojë do të ndihmojë në përshpejtimin e proçesit të lindjes. Ju duhet ta përdorni atë rregullisht për rreth një javë. Kjo jo vetëm do t’ju ndihmojë për fillimin e proçesit, por edhe do t’ju qetësojë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të këshilloheni me mjekun tuaj në mënyrë që të dini datën preçize të lindjes tuaj, në mënyrë qe të mos e merrni atë në një moment të gabuar.
- Shkoni në shtrat
Dhe këtu nuk e kemi fjalën për të fjetur gjumë. Sigurisht që mund të kryeni marrëdhënie me bashkëshortin tuaj edhe nëse tashme jeni në javën e 40 të shtatzanisë. Kjo jo vetëm do t’ju ndihmojë në çlirimin e oksitocinës, e cila stimulon uterusin, por gjithashtu duket se çlirohet edhe prostaglandina e cila e zbut atë .
Duket se edhe në këtë rast teoria tradicionale kineze do të stimulojë energji në të gjithë trupin, duke vepruar edhe në disa organe specifike. Akupunktura kë shillohet të kryhet në javën e fundit të shtatzanisë , por gjithsesi mund të këshilloheni edhe me mjekun nëse keni në plan të filloni disa seanca.
Lexoni edhe: Si të shkojë fëmija në pozicionin e duhur?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu