11 ide për të kombinuar veshjet në ngjyrë të kuqe

0 0

 

Përshtatja e ngjyrave neutrale me njëra-tjetrën është shumë e lehtë. Por, si mund të kombinojmë ngjyra të forta si e kuqja? Si të përshtatim këtë ngjyrë në veshje klasike, të përditshme, sportive etj?

11 ide për të kombinuar veshjet në ngjyrë të kuqe

  1. E zezë dhe e kuqe

Nëse e bëni siç duhet, ky kombinim duket shumë bukur. Zgjidhni një të kuqe të butë për ta kombinuar me të zezën dhe lyerja e buzëve të kuqe do të ishte zgjedhja ideale.

  1. E kuqe dhe blu

Ky mund të jetë një kombinim i stilit të lartë. Një xhaketë blu e veshur me një fustan të kuq ose dhe një kapele e kuqe do t’ju japin pamje shumë të bukur.

  1. E verdhë dhe e kuqe

Ky kombinim, ndoshta nuk ishte i pari që ju erdhi në mendje. Megjithatë, nëse zgjidhni veshjet e duhura, këto ngjyra mund të shkojnë bashkë më së miri. Në një veshje me ngjyrë të kuqe, mund të zgjidhni detaje e aksesorë të verdhë.

  1. E kuqe me kuadrata

Një veshje me kuadrata nuk është e thënë ta kombinoni patjetër me ngjyrë të zezë ose të bardhë, edhe me të kuqen do të shkonte shumë.

  1. Gri dhe e kuqe

Grija është e padiskutueshme për një veshje zyrtare. Por, për t’i dhënë më shumë jetë do të shërbente kombinimi me të kuqen.

  1. E gjelbër dhe e kuqe

Nuk do të dukeni aspak si pema e Krishtlindjeve me këtë kombinim. Copat velvet do të ishin mënyra më e mirë për të bërë bashkë të kuqen me të gjelbrën.

  1. E kuqe dhe e kuqe shumë e errët

Kombinimi i nuancave të ndryshme të së kuqes është shumë interesant. Një palë pantallona të kuqe të zëna dhe një xhaketë e kuqe do të ishin veshja ideale për tu dukur me shumë stil.

  1. E kuqe si verë dhe bojëqielli

Ky kombinim do t’ju bëjë të dukeni si pariziene me lukun tuaj.

  1. Printime dhe e kuqja

Një veshje e kuqe me disa kafshë të printuara në të, duket jashtëzakonisht bukur. Qëndroni larg printimit të luleve.

  1. E kuqe dhe rozë

Ngjyra më e afërt me të kuqen është roza. Mund ta kombinoni të kuqen me çdo tonalitet të rozës, së lehtë, pak më të fortë etj. Mbani rozën në pjeën e sipërme dhe të kuqen në pjesën e poshtme të veshjes.

  1. Bardhezi me të kuqe

Nëse preferoni veshjet bardhezi, duhet të dini se ka vend edhe për diçka të kuqe në lukun tuaj.

Lexo edhe: Pranvera pastel; te gjitha veshjet qe duhet te kesh edhe ti!

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X