11 gjerat qe nuk duhet te harroni pa pastruar

0 0

Zakonisht ndërsa pastrojmë shtëpinë mund të ndodhë që të fokusohemi vetëm në disa pjesë apo orendi të saj si për shembull pasqyrat, xhamat, pllakat, duke lënë pas dore disa pjesë të tjera të shtëpisë.
Ja cilat janë 11 gjërat që nuk duhet të harroni të pastroni:
1. Pastroni dorezat e dyerve
Shpesh ne pastrojmë dyert, por jo dorezat e tyre të cilat janë ato që mbajnë më shumë papastërti duke qënë se preken vazhdimisht nga të gjithë. Për këtë arsye herën tjetër do të mjaftonte një leckë prej mikrofibre dhe një detergjent dhe ato do të ishin më të pastra.
2. Pjesa e pasme e mobiljeve
Nëse dëshironi të pastroni në mënyrën e duhur është minimum që mund të bëni. Spostoni mobiljet e shtëpisë një herë në javë. Kjo nënkupton pastrimin rrënjësor të shtëpisë tuaj.
3. Abazhurët
Edhe pse mund të rezultojë e vështirë pasi do të nevojitet shkalla lëvizëse, është dicka që nuk duhet lënë pa pastruar duke qënë se mbajnë shumë pluhur.
4. Lecka e pastrimit të dyshemeve
Lecka që përdorim për larjen e dysheve prej druri apo pllakave duhet të jetë shumë e pastër në mënyrë që të kryejë si duhet funksionin e saj. Duke qënë se ajo mban shumë pluhur dhe papastërti të tjera duhet larë të paktën një herë në javë me ujë dhe klor (Açe).
5. Koshat e plehrave
Shpesh heqim qesen e vjetër dhe vendosim qese të re pa e larë më parë koshin e plehrave. Kjo është një mënyrë shumë e keqe të vepruari, pasi atje akumulohen mikrobe dhe bakterie për shkak të mbeturinave.
6. Pajisjet e kompjuterit
Pastrimi i tastjerës dhe mausit të kompjuterit duhet të kryhet në mënyrë të rregullt duke qënë se mbajnë shumë papastërti.
7. Shkopat e perdeve
Nuk mjafton vetëm larja e perdeve. Për një pastrim rrënjësor duhet të pastroni edhe shkopat ku varen ato, kjo pasi atje akumulohet një sasi shumë e madhe pluhuri. Për këtë arsye vendosni një shkallë lëvizëse dhe bëni pastrimin e tyre duke përdorur një leckë të zhytur më parë në ujë me detergjent.
8. Pastroni librat
Nëse biblioteka e shtëpisë tuaj nuk është e mbrojutr me xham, librat do të vishen shumë shpejt nga pluhuri. Për piquni që të paktën 2 herë në vit ta largoni këtë pluhur prej tyre.
9. Pastroni shkarkuesat e ujit
Duhet të pastroni qoftë ato të lavamanëve ashtu edhe të dushit, duke përdorur produkte specifike për shkarkuesat. Do të evitoni kështu bllokimin e tyre.
10. Pastroni jastëkët dhe dyshekët
Të paktën një herë në vit hapni jastëkët tuaj dhe i ajrosni, duke i future më pas në lavatrice. Mos e lini pas dore as dyshekun. Ndërsa ndërroni çarçafët mund të hiqni pluhurin më anën e shkopit të posaçëm, dhe më pas me anën e një lecke.
11. Çelësat e dritave
Janë një objekt që preken pa pushim me duar, por që shpesh harrojmë t’i pastrojmë. Do të ishte mirë që të paktën një herë në javë të kalonit mbi to një leckë me detergjent.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X