Nëse hedhim një vështrim pas në kohën kur nënat tona na kanë rritur ne, jeta na duket më e lehtë. Të jesh një nënë në kohët “moderne” duket se është diçka shumë herë më praktike. Nuk e mendoni kështu? Shikoni se çfarë nuk kanë pasur nënat tona gjatë rritjes së fëmijëve…
- Atyre ju duhej të lanin vazhdimisht napa pambuku.
- Programe për fëmijë. Ato nuk kishin në dorë një telekomandë që çonte kukullat e preferuara të fëmijës në çdo moment.
- Telefon celular. Nënat e kohëve “moderne” e kanë vetëm një telefonatë larg mendimin e mjekut apo kryerjen e çdo nevoje tjetër në lidhje me rritjen e fëmijës.
- Karrocat e ndryshme. Mendoni se nënat e kohës “së vjetër” kishin mundësi të zgjidhnin karrocën që ato dëshironin?
- Blerjet online. Nënat tani kanë mundësi të sjellin në shtëpinë e tyre edhe veshjen më të bukur të një firme japoneze që gjendet online.
- Vaktet e gatshme. Edhe pse jemi totalisht kundër ushqimeve të gatshme, kjo është një alternativë për të gjitha nënat që kanë dëshirë t’i përdorin tek fëmijët e tyre.
- Kurset e paralindjes. Tani gruaja ka shumë mundësi të shkojë në spital për të lindur duke pasur me vete të gjitha njohuritë e nevojshme për të përballuar lindjen dhe momentet pas saj në mënyrën më të mirë të mundshme.
- Portalet online. E keni menduar ndonjëherë se gjithcka bëhet më e thjeshtë falë këshillave të “Për nënat”?
- Monitoruesit dhe sexholinot. Tashmë fëmija juaj mundtë jetë nën sytë dhe veshët tuaj në çdo moment. E përsa I përket udhëtimit mund të qëndroni të gjithë rehat në makinën tuaj.
- google. Me një klikim ju keni para syve tuaj çdo informacion që do t’jua bënte problemin më të thjeshtë.
- Tashmë edhe tezja juaj që ndodhet prej 10 vitesh në Australi mund të njohë fëmijën tuaj, të mësojë më shumë rreth jush.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu