Bebi numër 1 erdhi në një familje të mirëpërgatitur. Për 9 muaj mamaja e re flinte në një krevat vetëm për vete ku kishte hapësirë për të lexuar se çfarë e priste gjatë gjithë shtatzanisë. Ndoqi kurse për ushqyerjen e foshnjës dhe për përkujdesin që nevojitet vitet e para të jetës.
Çdo dhomë ishte e mbushur me produkte që i duheshin një nëne të re, duke nisur nga peshqirët e deri tek shishet ku mund të ruhej qumështi.
Më pas ajo erdhi në shtëpi me foshnjën e porsalindur. Dhe çdo gjë që kishte lexuar, të gjitha përgatitjet nuk ishnin mjaftueshëm për situatën. Vetëm përvoja do të mund t’ju përgatisë për mënyrën sesi do të përballoni situata të ndryshme. “Foshnja e vogël dëmtoi klavikulën dhe ndërkohë unë s’mund të bëja gjë tjetër veçse të qaja. Isha në një mjegull të vertetë.
Flija shumë pak gjumë dhe isha shumë e plogësht. Pas kësaj, një ditë tjetër, teksa hyja në banjë për të marrë çantën time me të gjitha gjërat e nevojshme, u pengova dhe rreshqita.
Nuk arrija të përballoja gjakderdhjen dhe gjendjen që isha. Lindja ishte e vështirë dhe u betova që nuk do ta bëja më kurrë. Por e theva atë premtim dhe 2 herë të tjera. Në shtatzaninë e tretë, isha një nënë e përgatitur dhe kisha eksperiencën e 2 fëmijëve të tjerë. Pas lindjes do të jeni të lodhura, dhe kjo gjë është normale duke ditur që kemi kaluar një sfidë të madhe.
Do të përkushtoheni tek fëmija dhe do të harroni të hani. Do të endeni nëpër shtëpi duke kërkuar diçka, që nuk i kujtoni as emrin.
Sipas eksperiencave të mia këto janë njembedhjete gjërat që ju nevojiten:
Blini shumë peceta higjenike
Është produkti më esencial dhe ju ndihmon shumë për tu pastruar.
Sprajt dermoplast
Nuk bëj shaka. Mbani nga një shishe në çdo dhomë. Mua më ndihmoi goxha në ruajtjen e higjienës dhe evitimin e djegies apo kruajtjes.
Një pako me të brendshme të zeza
Gjatë kohës në spital ju ofrohen disa mbathje të cilat janë një përdorimshme. Kur të ktheheni në shtëpi nuk do të doni të hidhni poshtë mbathjet e preferuara pasi aksidentet do të ndodhin.
Lines
Nga të gjitha madhësitë, do t’ju duhen.
Shampo për zonën intime, pas një dushi do t’ju duhet ky produkt.
Sapun i lëngshëm me një pehash shumë të ulët, duke qenë se lëkura është e acaruar dhe shumë e ndjeshme ju nevojitet një pehash (pH) shumë i ulët për tëmos krijuar dëme të tjera.
Letër higjenike, mos u kurseni tek ky produkt.
Peceta të lagura për gjoksin dhe nëse nuk jeni duke ushqyer fëmijën tuaj, do të keni aksidente të vogla ku përfshihet rrjedhja e qumështit, këto peceta ju ndihmojnë.
Kafeinë
Pas lindjes do të keni dhimbje koke dhe dhimbje në përgjithësi sidomos kur qetësuesit mbarojnë efektin e tyre. Është mirë që të këshilloheni me mjekun tuaj për mënyrën e trajtimit. Por eksperienca ime më ka thënë që një kombinim mes kafeinës dhe tylenolit bënte punë në mënyrë perfekte për të evituar dhimbjet në përgjithësi.
Vitamina
Trupi juaj ka nevojë që të rikuperoj forcat. Kështu përveçse një dietë e kujdesshme, duhet të merrni edhe vitamina.
Një jastëk për vc-në, le ta lemë krenarinë pas, do t’ju duhet shumë. Me anë të këtij jastëku mbështetës do ta keni shumë të lehtë rikuperimin. Këto 11 gjëra janë nga eksperienca ime nga lindja e 3 fëmijëve të mi.
Lexo edhe: 6 gjera qe harroni te merrni me vete ne spital
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu