Ju keni mbajtur fëmijën tuaj për 9 muaj brenda trupit tuaj dhe tani që e keni sjellë në jetë duket se surprizat nuk kanë fund. Para teje shfaqet një det ngjarjesh të reja dhe ndoshta disa prej tyre nuk i kishit dëgjuar asnjëherë më parë!
• Tashmë mundeni të mbijetoni edhe me 2-3 orë gjumë nate.
• Të ndërroni një bebelinë të fëmijës tuaj me feçe nuk është aspak problem.
• Nuk e kishit menduar më parë se do të ndiheshit krenare dhe e lumtur pas një gromësime të fëmijës.
• Të vjellat tek recipetat do të bëhen diçka normale e cila nuk do t’ju irritojë shumë.
• Çorapet do të qëndrojnë gjithmonë e më rrallë në këmbët e fëmijës.
• Do të pyesni veten shpesh se si një person kaq i vogël mund të bëjë aq rrëmujë dhe të zërë një hapësirë aq të madhe në shtëpi me sendet e tij.
• Nëse deri tani nuk e dinit se çfarë ishte pernenat.al, tashmë ai do të kthehet në këshilluesin tuaj më të mirë.
• Do të jeni në gjendje të flisni me orë të tëra në lidhje me feçet e fëmijës.
• Mund të shikoni me orë të tëra sytë, qerpikët, gojën, hundën e fëmijës dhe të mos mërziteni.
• Nuk është diçka e çuditshme t’ju “zërë” gjumi në dush apo ndërsa jeni në supermarket.
• Ndonjëherë do të pyesni veten si arritët të hiqnit pizhamat para mesditës.
• Ju mund të lexoni informacione tek pernenat.al në orën 03:00, ndërsa ushqeni fëmijën, ndërsa pyesni veten si nuk e kishit zbuluar më parë këtë faqe. Në kohën kur të vjellat e shtatzanisë ju mundonin aq shumë dhe nuk dinit se çfarë të bënit, në kohën kur nuk gjenit një emër të bukur për fëmijën tuaj, në kohën kur nuk dinit se çfarë duhet të vendosnit në valixhen e maternitetit, kur fëmija juaj bëri vaksinën e parë e kështu me rradhë.
• Tekstet e këngëve për fëmijë do t’ju shoqërojnë kudo.
Lexo dhe:Cila eshte veshtiresia me e madhe qe nje nene has gjate memesise?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu