10 zakonet e përditshme që mund të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

0 0

Është diçka e mrekullueshme të kesh një marrëdhënie të  harmonishme dhe pozitive. Megjithatë, nganjëherë mund të ndjeni se edhe kur gjithçka duket sikur shkon mirë, ka diçka të gabuar.

Për fat të keq, zakonet tona shpesh mund të fyejnë apo edhe t’i detyrojnë partnerët tanë të largohen. Ja cilat janë ato:

1.Gjithmonë kritikojmë veten. Shpesh, përfundojmë duke kritikuar veten, madje as nuk e mendojmë se papërsosmëritë tona janë të dukshme vetëm për ne. Partneri juaj nuk mund t’i vërejë ato e ndoshta as nuk ju kushton vëmendje si ju. Nëse vazhdimisht flisni për gabimet tuaja, përfundimisht mund ta bindni partnerin që të besojë vërtet të njëjtën gjë.

2.I gjykojmë të gjithë përreth. Kur njëri prej partnerëve në një marrëdhënie është gjithmonë i mërzitur, herët a vonë do të ndryshojë rrjedhën e marrëdhënies. Natyrisht, mund të gjesh gjëra negative ose pozitive për gjërat që të rrethojnë por nëse dëgjon dikë që gjatë gjithë kohës gjykon, mund të jetë e bezdisshme.

3.Je gjithë kohës në përpjekje për të qenë bashkëshort/e i/e përsorur.Përpjekja për të qenë e përkryer për partnerin tuaj është një kurth sepse herët a vonë, si ju dhe partneri juaj do të lodheni prej saj. Kur ju tregoni anën tuaj të mirë gjatë gjithë kohës, pakënaqësia mund të ndërtohet brenda jush, duke çuar në rrethana të paparashikueshme. Mbani mend se njerëzit me vetëbesim nuk kanë frikë të shprehin emocionet e tyre negative.

4.Mbështeteni vetëm në opinionin tuaj. Zakonisht, këta që e kanë këtë zakon janë njerëz që kanë qenë të vetmuar për një kohë mjaft të gjatë. Kjo ndodh për shkak se ata nuk janë mësuar të kenë dikë që të ndajnë mendimin e tyre për familjen, marrëdhënien dhe jetën në përgjithësi. Për të mbajtur marrëdhënien e balancuar, të dy partnerët duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të gjejnë mesataren e artë mes mendimit të tyre dhe mendimit të partnerit të tyre.

5.Kërkoni gjithmonë për gënjeshtra në çdo sjellje të partnerit. Dyshimi i tepërt mund të bëjë që partneri juaj të ndihet i lodhur dhe i zemëruar, sepse ai mund ta marrë këtë si mungesë besimi. Është e vështirë të jetosh jetën kur dikush gjithmonë të akuzon për mashtrim.

6.Shpenzimi më shumë se sa mund të përballoni. Menaxhimi i papërshtatshëm i parave si psh, nëse shpenzoni shumë ose lakmia e tepërt ka shumë gjasa që të shkaktojë një konflikt në çdo marrëdhënie herët a vonë. Është e rëndësishme për partnerët të bien dakord se si i trajtojnë financat e tyre që nga fillimi dhe të ndjekin këtë marrëveshje.

7.Gjithmonë dëshira për të kontrolluar gjithçka. Ju nuk mund të kontrolloni gjithçka, pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni. Jeta jonë është e paparashikueshme dhe për këtë arsye është e mrekullueshme! Përpjekjet tuaja të vazhdueshme për të kontrolluar gjysmën tjetër tregojnë se nuk i besoni jetës, mjedisit tuaj apo vetes.

8.Krahasimi i partnerit tuaj gjatë gjithë kohës. Ky zakon tregon se një person nuk ka vetëbesim. aHerët a vonë, partneri juaj do të lodhet nga një qëndrim i tillë. Në vend që të krahasoni veten me të tjerët, është më mirë t’i kushtoni vëmendje jetës suaj dhe të ndaloni vlerësimin e njerëzve të tjerë.

9.Fjalët e nënkuptuara në vend që të thuhen gjërat drejtpërdrejt, Nëse marrëdhënia juaj bazohet në gjëra që lini të kuptohen, kjo do të thotë që ose ju ose partneri juaj nuk mund t’i shprehni mendimet dhe dëshirat tuaja haptazi. Nëse e bëni këtë, mos prisni që partneri juaj ta kuptojë gjithmonë atë që po përpiqeni të thoni.

10.Kujtoni gjithmonë gabimet e kaluara. Kur mbani mend çdo gjë dhe numëroni gabimet në marrëdhënien tuaj, kjo vetëm sa çon në konflikte të reja. Këto çështje duhet të zgjidhen menjëherë atëherë dhe atje ku janë shkaktuar, në vend që të diskutohen dhe të mbahen mend përgjatë viteve.

Lexo edhe: Marredheniet seksuale ndryshojne raportet mes partnereve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X