10 vjet pa të atin, Beatrix Ramosaj rigjen kujtimin që u ka lënë vite më parë

0 0

Dhjetë vjet më parë, dy këngëtarët shumë të dashur për rinënë Beatrix dhe Alban Ramosaj, humbën njeriun e tyre të shtrenjtë, të atin.

Në këtë përvjetor të trishtë të ndarjes së tij nga jeta, e bija Beatrix ka ndarë me ndjekësit një moment shumë prekës. Ajo ka treguar se para 18 vitesh babai i tyre ndërtoi një shtëpi në vendlindje dhe atje ka lënë një kujtim që Beatrix ka mundur ta gjejë pak kohë më parë. Gjatë ndërtimit të shtëpisë, gjithë familja ka shkruar diçka në një dërrasë.

“Kur isha 8 vjeçe babai im po ndërtonte shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku atje në një vend, babai na tha të shkruanim diçka… kështu që pas disa vitesh, kur ne të ishim më të rritur do të shikonim dhe do të kujtonim e qeshnim me atë moment përgjithmonë.”, ka shkruar Beatrix.

Më pas ajo ka publikuar foton e dërrasës, në të cilën duket se babai i saj i ndjerë ka shkruar: “Kujtim kur të plakemi”.

“Kjo është ajo çfarë shkroi babai im… Eh mor bab… Nuk u plakëm dot bashkë. Pas kaq shumë vitesh mendoja se nuk do e gjeja dot kurrë atë copë druri. Vendosa të rindërtoja shtëpinë tonë vetëm për  ta parë sërish dhe ta mbaja përgjithmonë. Oh Zot, ti babi dije gjithmonë si t’i bëje gjërat e vogla shumë speciale dhe të mbahen mend përgjithmonë”.

Ajo ka publikuar edhe një foto me xhaxhain, duke treguar se u ka qëndruar gjithmonë pranë dhe për të është personi që i kujton të atin.

Në fund ajo ka falënderuar të atin për këtë kujtim të vyer dhe është shprehur se ky 10-vjetor pa të e ka gjetur me të njëjtën dhimbje si më parë.

“Ishte ende atje babi, nuk po ëndërroja… ishte ende atje… mendojmë çdo ditë për ty engjëll. Shumë faleminderit për këtë, do e mbaj përgjithmonë! 10 vite pa ty sot. Dhimbja e humbjes tënde nuk largohet kurrë”, ka shkruar Beatrix.

Më pas ajo ka shprehur një urim që nëna dhe vëllai të kenë jetë të gjatë, pasi janë më të shtrenjtët që ka pas humbjes së të atit.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X