Truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt dhe në këtë proçes ka ndikim shumë të madh edhe ushqyerja. Ja cilat janë 10 ushqimet që ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës si edhe rrisin përqëndrimin e tij. Sipas psikiatres Drew Ramsey, ja cilat janë ato:
- Veza. Është shumë e pasur me proteina dhe substanca të tjera si: kolina (gjendet tek e verdha e vezës), omega 3, zink dhe luteinë.
- Kosi i thjeshtë. Ai duhet të jetë mundësisht i përgatitur në shtëpi dhe me yndyrë të plotë, kjo pasi përmban më shumë proteina të cilat favorizojnë dërgimin e informacionit në qelizat e trurit.
- Ushqimet jeshile. Kryesorët janë spinaqi dhe lakra e zezë. Ato janë shumë të pasura me folate dhe vitamina.
- Lakra lejla. Ka pak sheqer dhe shumë fibra, acid folik si edhe vitaminë B6. Gjithashtu ato përmbajnë edhe një përbërës të quajtur “antocian”, i cili lufton inflamacionet.
- Peshku. Është një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe omega 3. Këta përbërës gjenden më tepër tek sardelet, salmon dhe peshku ton.
- Zgjidhni një produkt biologjik me sa me pak përbërës artificialë.
- Arrat dhe farat. Arrat janë të pasura me acide yndyrore, vitamina dhe minerale të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në sistemin nervor.
- Mielli i tërshërës. Është shumë i pasur me fibra dhe proteina të cilat ndikojnë në mbajtjen shumë pastër të arterieve cerebrale.
- Mollët dhe kumbullat. Mund të konsumohen në çdo moment dhe janë shumë të pasura me antioksidantë. Këshillohet të kosnumohen me lëkur duke qënë se pjesa më e ushqyeshme është pikërisht ajo.
- Curcuma. Kjo erëzë është shumë efektive përsa i përket zhvillimit të trurit. Lufton infalamcionin si edhe formimin e pllakave përgjegjëse të Alzaimerit (sëmundje që prek trurin e njeriut).
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu