10 ushqimet qe ndihmojne ne renien nga pesha

0 0

Si mund të biem në peshë në mënyrë sa më të shëndetshme? Duke konsumuar 10 ushqimet që ndihmojnë në djegien e kalorive.
Si t’ja bëjmë për të ruajtur peshën që kemi arritur? Duke konsumuar ushqime të cilat do t’ju ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit si edhe do t’ju japin ndjesinë e ngopjes.
Ja cilat janë 10 ushqimet që duhet t’i bëni pjesë të dietës tuaj:


Qitro

Qitroja përmban 26 kalori në 100 gram, ka pak sheqerna dhe shumë fibra.

Sallatat
Mundohuni të konsumoni sallatë para çdo vakti. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur dhe për pasojë të hani më pak ushqim. Shoqëroheni me shumë ujë.

Perime të gjalla
Janë ideale për të thyer urinë. Ju mund të konsumoni një prej tyre sa herë keni nevojë të përtypni diçka.

Specat
Specat përmbajnë një substancë (capsaicina), e cila është një gjendje të frenojë urinë dhe të përshpejtojë metabolizmin. Duke e shtuar atë në ushqimet tuaja do të keni tendencën të hani më pak.

Supa
Të japin ndjesinë e të qënit të ngopur. Përpiquni t’i përgatisni vetë në shtëpi pasi supat e gatshme kanë më shumë kalori.

Caji jeshil
Katekina është përbërësi kryesor i çajit jeshil e cila është shumë e asimilueshme nga organizmi. Provoni të konsumoni çdo ditë çaj jeshil dhe do të shikoni se rezultatet do të jenë të shkëlqyera. Nuk duhet ta konsumoni në asnjë mënyrë nëse ushqeni fëmijën me gji. Njihet për vetinë e tij të pakësimit të sasisë së qumështit.

Mollët dhe dardhat
Këto dy fruta kanë pak kalori dhe shumë fibra dhe ujë, të cilat përvecse ju largojnë nevojën që mund të keni për të përtypur diçka, ju japin ndjesinë e të qënit të ngopur.

Shalqiri
Shalqiri ka shumë pak kalori (16 për 100 gram) si edhe përmban sasi të mëdha uji.

Uthulla e mollës
Është shumë e mirë për të luftuar yndyrnat. Nëse do të provoni ta hidhni atë në ushqimet tuaja do të shikoni se do të ketë shumë benefite.

Kafeja
Kafeja nuk ka ndonjë efekt pozitiv në rënien në peshë, por frenon urinë. Mos i hidhni sheqer, por ëmbëlsues dhe qumësht. Konsumoheni në mënyrë të limituar nëse ushqeni fëmijën me gji.

Lexoni edhe: Barku pas lindjes, disa keshilla per ta tonifikuar ate 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X