10 truket me veshjen që ju bëjnë të dukeni elegante por jo vulgare.

Bota e modës është gjithnjë në ndryshim, kryesorja është të gjeni stilin tuaj të vërtetë, të paharrueshëm. Kjo mund të jetë e ndërlikuar, pasi ka kaq shumë zgjedhje dhe mundësi interesante. Veshjet, aksesorë, këpucë të ndryshme, dhe forma dhe gjatësi unike të pëlhurave- është kaq e lehtë të ngatërrohesh.




0 0

Megjithëse, nëse ndiqni disa rregulla të thjeshta, “eleganca” do të bëhet pjesë e juaja.

  1. Tregoni lëkurën tuaj në mënyrë strategjike.

Të dukeni seksi dhe tërheqëse nuk do të thotë që ju duhet të shfaqeni pothuajse lakuriq. Është më mirë të zgjidhni një pjesë të trupit që dëshironi t’i tregoni të gjithëve. Nëse vendosni të tregoni lëkurën në pjesën e sipërme të trupit, atëherë nuk duhet të tregoni këmbët dhe anasjelltas.

  1. Vishni siç duhet këmishat me kopsa.

Këmishat me kopsa janë një model klasik që nuk “plaken” kurrë. Mënyra më e mirë për ta veshur një këmishë të tillë është duke e futur në pantallona, në mënyrë që pamja e mahnitshme të jetë e garantuar.

  1. Përdorimi i aksesorëve shumë të shndritshëm.

Aksesorët shumë të theksuar mund të shëmtojnë pamjen tuaj të përgjithshme. Edhe nëse preferoni të vishni rroba dhe këpucë neutrale, një çantë e bukur që shkëlqen ose bizhuteri tërheqëse për sytë do të duket gjithmonë mirë. Por është më mirë të mbani në mend se shumë nuk është asnjëherë mirë, kështu që nuk ka nevojë të mbingarkoni pamjen tuaj me gjithçka që mund të gjeni në dyqanin e aksesorëve.

  1. Zgjidhni pantallonat tuaja sipas lartësisë së këpucëve.

Pantallonat që nuk janë gjatësia e duhur për këpucët duken mjaft të pakëndshme dhe bëhen pis shumë shpejt. Kur zgjidhni pantallona të gjata, prijini ato në varësi të asaj që preferoni të vishni, por jo të arrijnë deri në tokë.

  1. Zgjidhni një çantë ku duart t’i keni të lira gjatë mbrëmjeve.

Kur dilni në mbrëmje, gjëja e fundit që mund të dëshironi të bëni është të mbani vazhdimisht çantën tuaj të madhe. Një çantë elegante me zinxhir që varet mbi shpatullën tuaj, do të çlirojë duart tuaja dhe do t’ju lejojë të shijoni koktejin apo gjërat e tjera dhe pamja juaj nuk do të duket e mbingarkuar.

  1. Tregoni format tuaja.

Nuk ka nevojë të ndiqni trendet dhe të shpenzoni paratë tuaja për gjithçka që është në modë gjatë një sezoni të caktuar. Gjëja më e rëndësishme këtu është të gjeni rroba dhe stile që gjithmonë do të nxjerrin në pah trupin. Për shembull, nëse jeni e dobët, nuk duhet të kërkoni rroba të mëdha. Ndërsa vajzat e mbushura do të dukeshin mirë duke fshehur pak linjat.

  1. Mundohuni të vendosni shumë varëse por jo ta ekzagjeroni.

Varëset do t’ju ndihmojnë të plotësoni pamjen tuaj me thekse interesante. Ju mund të eksperimentoni dhe të vendosni disa varëse që janë bërë nga i njëjti material, ose ato mund të jenë të ndryshme për të krijuar një kontrast. Të trashë, të hollë, femëror dhe të errët, me gurë ose rruaza – ka kaq shumë zgjedhje. Gjëja më e rëndësishme është të mos e teproni dhe vendosni shumë zinxhirë të ndryshëm rreth qafës.

  1. Këpucët në ngjyrë nud do ju nxjerrin në pah veshjen.

Këto këpucë universale janë një domosdoshmëri në çdo veshje. Ata përputhen me çdo ton të lëkurës dhe pothuajse çdo veshje. Nëse shqetësoheni që keni shumë ngjyra në look-un tuaj, atëherë zgjidhni këpucë nud për të kompletuar veshjen. Për më tepër, këto këpucë mund të bëjnë që këmbët tuaja të duken më të gjata.

  1. Ngjyrat e ndritshme janë një provë e domosdoshme.

Shumë njerëz kanë frikë nga ngjyrat e ndritshme sepse mendojnë se do të duken shumë të ndezur me to. Epo, në të vërtetë nuk ka asgjë për t’u trembur. Thjesht kombinoni neutralen me atë të ndritshme – si gri të lehtë dhe të verdhë. Gjithashtu, ngjyrat kryesore si e kuqja, bluja dhe e verdha shkojnë mirë së bashku. Por mos e mbingarkoni me shumë ngjyra të ndritshme.

  1. Vishni reçipeta që nuk do të jetë aq të dukshme nën bluzën tuaj.

Bluzat zakonisht bëhen prej pëlhure të hollë, kështu që jo çdo pjesë e të brendshmeve do të duket e mirë nën to. Shumë truke dhe me shumë detaje patjetër që do të bëjnë që ato të bien në sy dhe do të përqëndrojnë vëmendjen e panevojshme në pamjen tuaj. Është një ide e mirë për të marrë reçipeta neutrale vetëm për ditët kur vishni bluza.

Lexo edhe: Disa keshilla per t’u veshur bukur pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X