10 te paverteta rreth ushqyerjes me gji (gjidhenies)

0 0

Per arsye te panjoura ende, qarkullojne ne bisedat e nenave te reja mendime jo te verteta rreth gjidhenies. Ato zakonisht e kane zanafillen qe ne shtatzani, per te vazhduar edhe pas saj. Jane pikerisht keto mendime qe zakonisht cojne ne mosfunksionimin e ushqyerjes me gji. Sipas eksperteve se laktacionit, ju duhet te mos i jepni rendesine e duhur mendimeve te gabuara, te cilat mund te jene te tipit:
1- Nuk kam mjaftueshem qumesht…
Ideja e te mos pasurit mjaftueshem qumesht, ose qe edhe pse ka mjaftueshem qumesht nuk eshte ne gjendje ta ushqeje sic duhet femijen, eshte frika me e madhe e nenave te reja. Por, ju duhet te dini se cdo grua eshte ne gjendje te prodhoje mjaftueshem qumesht per femijen e saj, si dhe me cilesi te brenda normave te lejuara per ta ushqyer ne menyre sa me te mire.
Njihen edhe raste jo te pakta kur nena nuk eshte ne gjendje te prodhoje sasi te mjaftueshme qumeshti per femijen e saj, por kjo ndodh ne raste te ralla kur zakonisht dicka nuk shkon sic duhet. Kjo mund te ndodhe psh: nese nena mundohet ti “vendose rregulla” femijes duke i dhene te pije me orar, ku cdo pirje duhet te zgjase me kohe te limituar nga vete ajo. Ne kete rast femija nuk e ben thithjen sic duhet dhe gjendrat mamale nuk arrijne te stimulohen plotesisht.
Gjithashtu, njihen edhe raste kur nena ka mjaftueshem qumesht, por femija nuk e ploteson normen minimale prej 170-200 gr ne jave te shtimit ne peshe. Ne te tilla raste keshillohet nga mjeku pediater, plotesimi i nevojave te femijes me qumesht formule.
2- Disa nena kane qumesht mjaftueshem, disa jo…
Edhe ky mit ka si ide baze pamjaftueshmerine e qumeshtit, ku disa nena kane shume qumesht dhe disa nuk kane. Por edhe kjo ide eshte e gabuar, pasi gjoksi eshte nje gjender qe i pergjigjet kerkeses se femijes: sa me shume ai kerkon, aq me shume gjoksi prodhon. Nese edhe ju keni te njejten frike, se nuk po arrini te prodhoni mjaftueshem qumesht per femijen tuaj, atehere duhet ta vendosni ate sa me shpesh ne gjoks, duke pasur kujdes per te kontrolluar nese eshte vendosur ne menyre korrekte per ta bere thithjen ashtu sic duhet.
3- Pas muajit te 6-te qumeshti eshte uje…
Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per femijen dhe ai nuk i humb asnjehere vlerat e tij ushqyese. Ne te vertete ajo qe ndodh eshte qe ai ndryshon perberjen e tij pas vitit te pare te jetes. Qumeshti i nenes ndryshon ne baze te nevojave te femijes dhe ne baze te rritjes se tij, por ai si perberje kryesore ka: enzimat, proteinat, laktozen, antikorpet dhe yndyrnat, pra nuk eshte thjesht uje.
Gjithashtu ju duhet te mesoni te mos vleresoni cilesine e qumeshtit te gjirit nepermjet ngjyres, pasi kjo mund te behet vetem per qumeshtin e lopes.
Pas 12 muajve qumeshti i gjirit, perbehet edhe nga perbers te tjere, si psh: antibakterie, te domosdoshem per rritjen e femijes, edhe pse ato nuk jane shume te pranishem ne qumeshtin e muajve te pare te jetes.
Ju duhet te keni parasysh se: gjate gjithe gjidhenies, ju jeni duke i dhene femijes tuaj ate cfare ai ka nevoje ne ate moment.
4- I thoni “jo”: qepes, hudhres, brokolit ose erezave…
Nese femija ne nje moment te caktuar duket me pak i dhene pas gjirit, disa nena apo te afermit e tyre mendojne se nje ushqim qe ajo ka konsumuar ka prishur shijen e tij. Kjo nuk eshte e vertete, pasi femija “provon” te gjitha shijet qe ne shtatzani nepermjet lengut amniotik. Dieta juaj ushqimore duhet te permbaje shumellojshmeri frutash dhe perimesh, duke ja lejuar vetes gatimin e tyre edhe me ereza. Keshtu femija do te mesohet me te gjitha shijet. E vetmja gje qe ju duhet te keni parasysh eshte: te mos konsumoni asnjehere produkte jashte stines se pjekjes.
5- Lindje me prerje cezariane? Aspak qumesht…
Jane te paverteta ato qe thuhen rreth “marredhenies se keqe” ndermjet lindjes me operacion dhe prodhimit te qumeshtit te gjirit. Kjo pasi nuk eshte menyra e lindjes ajo qe i jep sinjalin gjendrave mamale te prodhojne qumesht, por shkeputja e placentes nga trupi i gruas.
Ajo cfare duhet te beje nena pas lindjes eshte te vendose femijen te pije brenda 30’ pas lindjes, edhe nese behet fjale per lindje me prerje cezariane.
6- Gjidhenia perkeqeson miopine…
Miopia eshte nje semundje e syrit, e cila perkeqesohet me kalimin e kohes. Laktacioni nuk perkeqeson defektet e syrit, pra ai nuk ndikon ne uljen e shikimit edhe nese gjidhenia per ju nuk eshte nga eksperiencat me te mira.
Megjithate, gjate shtatzanise, mund te shfaqet nje ulje e perkohshme dhe fiktive e shikimit per shkak te lengjeve te ruajtura, por pas lindjes gjithcka kthehet ne gjendje normale.
7- Te kesh dhimbje eshte normale, bej durim…
Nese gjate ushqyerjes me gji keni dhimbje kur femija pi nuk duhet ta duroni, por te mundoheni te kuptoni cfare e shkakton kete. Sepse, ndryshe nga cka mund te thuhet nga personat qe ju rrethojne, kjo nuk eshte shenje e mire.
Ne rastin me te thjeshte mund te ndodhe per shkak te vendosjes se keqe te gjuhes , nga femija. Kjo eshte me e thjeshte te rregullohet pas disa ditesh dhe jo pas disa muajsh.
Zakonisht dhimbja e gjoksit se nenes (e cila nuk duhet te ndodhe), shkaktohet nga pozicionimi dhe thithja e keqe e femijes. Kjo shkakton jo vetem dhimbje per nenen, por edhe mosthitjen ne menyre korrekte te gjirit. Kjo sjell stimulimin jo te plote te gjendrave te qumeshtit.
8- Gjidhenia te shendosh…
Hiqni dore nga mendimet e te ngrenit per dy gjate shtatzanise edhe pas saj. Nese jeni duke ushqyer nje femije me gji duhet te merrni rret 2000-2200 kalori ne dite dhe jo 4000! Konsumoni shume fruta dhe perime te fresketa, pini sa me shume lengje (sidomos uje) dhe keshtu do te keni peshe trupore brenda normave si dhe sasi mjaftueshem qumesht per femijen tuaj. Nese ju jeni duke shtuar peshe gjithnje e me shume gjate laktacionit, kjo eshte per shkak te nje regjimi jo te mire ushqimor.
9- Pas fillimit se ushqimeve te ngurta, gjidhenia nuk ka me rendesi…
Fillimi i nderhyrjes me ushqime te ngurta tek femija nuk duhet te shenoje fundin e gjidhenies. Femija duhet te mesohet dalendadale me te gjitha ushqimet e nevojshme, por duke u alternuar me qumeshtin e nenes.
10- Stresi largon qumeshtin…
Nese nena ndodhet ne nje situate e cila i shkakton stres dhe ankth, niveli i qumeshtit bie. Kjo si pasoje e ngadalesimit se oksitocines. Por, me kalimin e stresit situata vazhdon normalisht. E vetmja gje qe duhet te beni nese gjendeni ne nje situate te tille eshte te mundoheni te qetesoheni si dhe te mbani femijen sa me gjate ne gjoks. Nuk duhet ne asnje menyre ti ofroni qumesht me biberon

Lexoni edhe: Behuni nje eksperte e gjidhenies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X