10 sinjalet qe do t’ju tregojne se femija ka nevoje per vella/moter

0 0

Mendoni se nuk është momenti i duhur? Mendoni se tashmë ka ardhur koha të sillni në jetë një fëmijë tjetër? Po sikur djali/vajza e madhe të mos e pranojë? Përse të mos i largoni këto dyshime dhe të ndërmerni këtë hap të madh duke lexuar sinjalet e fëmijës tuaj?

 Ai luan shpesh me një arush pellushi me të njëjtën gjatësi dhe karakteristika fizike si të vetat. Ai kujdeset për të, luan, zihet, e quan vëllain apo motrën e tij më të vogël.

 Flet vazhdimisht në lidhje me lojërat që organizojnë në kopësht apo shkollë, lojëra të cilat kanë në qendër marrëdhënien vëlla-motër dhe përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit.

 Nuk ulet në tavolinë të konsumojë një vakt nëse nëna nuk ka vendosur ushqim edhe për lodrën e tij të preferuar, të cilën sigurisht që do ta ketë pranë edhe në këtë moment.

 Kërkon shpesh të ftojë miqtë e tij në shtëpi.

 Është kurioz nëse shikon një të porsalindur si edhe tregohet si mbrojtës ndaj tyre.

 Në momentin që nëna vendos në punë fshesën e korrentit ai fillon të “luftojë” me të, apo edhe me ndonjë pajisje tjetër elektroshtëpiake.

 Është shumë i dashur me fëmijët e tjerë, i përqafon ata shpesh si edhe do të kalojë kohë me ta.

 Pyet shpesh në lidhje me mënyrën si lindin fëmijët.

 Ka shumë dëshirë të ketë pranë familjarët e tij, si për shembull gjyshërit, kushërinjtë, tezet apo dajat etj.

 Nuk ka aspak dëshirë të largohet nga parku nëse atje ka ende fëmijë duke luajtur.

Lexoni edhe: Te gjitha perfitimet e te pasurit nje moter apo vella me te madh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X