Njohja me këto rregulla edhe pse jo moderne do t’ju ndihmojë të lini një përshtypje të mirë pavarësisht se ku jeni.
Bright Side ka studiuar disa rregulla etike, që mund të jenë të dobishme.
- Mos e vendosni çantën në tryezë.
Çdo grua ka qenë ndoshta në një situatë kur ajo ulet në tryezë dhe fillon të kërkojë një vend ku ta vendosë çantën e saj. Mos i vendos asnjë nga gjërat e tua në tryezë! Dhe ne nuk po flasim vetëm për çantën tuaj, por edhe syzet e diellit dhe telefonin tuaj.
Gjithashtu nuk është një ide e mirë ta vendosni çantën në dysheme. Nuk është shumë higjienike, plus që mund të gërvishtë pjesën e poshtme e cila me siguri do t’ju mërzisë nëse është një çantë shumë e shtrenjtë.
- Nëse doni të rregulloni make up-in apo të krehni flokët, nuk duhet të zini një pasqyrë me një lavaman.
Është normale të irritoheni kur shkoni në tualet për të larë duart, por atje është një zonjë që po bën make up. Të qëndrosh shumë kohë mbi lavaman mund t’i shqetësojë njerëzit e tjerë.
- Asnjëherë mos e përfundoni një marrëdhënie duke përdorur mesazhet apo mediat sociale.
Kjo është kategorikisht jo… Sigurisht, është më e lehtë për ta bërë por bota është e vogël. Ndarjet dixhitale mund të jenë më të shpejta dhe më të thjeshta, por jo shumë respektuese.
- Gjithmonë njoftoni ose shkruani një mesazh nëse do të vonoheni për diku.
Ju me siguri mendoni se është kaq e paedukatë kur dikush është vonë dhe as nuk ju lajmëron. Keni të drejtë, është! Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një punë apo një takim miqësor. Duhen vetëm 30 sekonda për t’i shkruar dikujt dhe për t’i treguar se jeni pak vonë. Personi do të jetë falënderues dhe nuk do të duhet të presë jashtë.
Imagjinoni të jeni duke darkuar me një mikun tuaj dhe ai ose ajo gjithmonë po kontrollon telefonin dhe u përgjigjet mesazheve ndërsa jeni në mes të vaktit tuaj. Ju mund të pyesni veten pse vendosët të takoheni nëse tjetri nuk do të kishte kohë për ju.
Ju lutemi, vendosni pajisjet tuaja elektronike larg dhe vendosini pa zë, ndërsa darkoni.
- Mos u bëni like statuseve për lajmet e këqija.
Nëse doni të mbështesni një person ose të tregoni simpati, është më mirë të shkruani një mesazh ose të bëni telefonatë. Të pëlqesh një lajm të keq mund të konsiderohet e çuditshme.
- Fshini gojën me një pecetë para se të pini.
Gjithmonë është më mirë të fshini gojën me një pecetë. Do t’ju ndihmojë të shmangni njollat ushqimore të bezdisshme në gotën tuaj.
- Mos kërkoni ushqimet e mbetura në një drekë apo darkë pune.
Kjo bën që të duket sikur jeni aq të uritur në shtëpi sa që pas kësaj darke ju duhet të kërkoni ushqimet e mbetura në pjatën tuaj (edhe nëse nuk i keni prekur) nga restoranti dhe partnerët tuaj të biznesit mund të mendojnë keq për ju.
- Mos përdorni syze dielli ose kufje kur flisni me dikë.
Të tregosh respekt për personin me të cilin po bisedon është shumë e rëndësishme, jo vetëm për ta, por edhe për ju. Ndihmon në ndërtimin e reputacionit tuaj.
Nëse papritmas shihni një mik apo një koleg në rrugë, hiqni syzet e diellit, në mënyrë që të mund të bëni kontakt me sy dhe hiqni kufjet tuaja.
- Mos u shfaqni në festa me duar të zbrazëta.
Nëse po shkoni në një festë, merrni diçka me vete për të kënaqur personin që ju ftoi. Kjo vlen për gjithçka përveç atyre rasteve kur ata ju kërkojnë të mos sillni asgjë.
Lexo edhe: Mos i bëni këto sjellje me fëmijën në restorant
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu