Cilat janë mënyrat për të qënë gjyshër të mirë dhe për të krijuar një raport vërtet të mirë midis djalit tuaj dhe nuses së tij (apo anasjelltas) ndërsa bëhet fjalë për fëmijët e tyre?
Sot më shumë se kurrë gjyshërit janë një figurë shumë e rëndësishme në familje, por ata shpesh kalojnë shumë kohë me nipërit e tyre duke mos e pasur fort të qartë rolin e tyre. Ata shpesh mund të kërkojnë të “zëvëndësojnë” prindërit, dhe në disa raste veprimet e tyre nuk janë të pëlqyeshme për prindërit e rinj. Kjo mund të bëhet jo në pak raste burim konflikti dhe pakënaqësish midis tyre dhe prindërve të fëmijës.
Ja çfarë shkruan mjekja dhe gjyshja e shumë nipërve dhe mbesave Miriam Stoppard në lidhje me mënyrën si duhet të sillen gjyshërit në mënyrë që të krijojnë një raport të mirë midis fëmijëve të tyre dhe nipërve dhe mbesave që aq shumë i duan.
1. Lajmëroni gjithmonë për vizitën tuaj
Gjyshërit duhet të dinë të sillen me nipërit dhe mbesat si pjesëtarë të familjes dhe jo si të huaj dhe megjithatë ata nuk duhet të harrojnë asnjëherë se do të ishte mirë që të lajmëronin më parë prindërit e fëmijës në lidhje me vizitën e tyre. Dhe ndërsa jeni në shtëpinë e djalit apo vajzës tuaj duhet të ndihmoni sadopak qoftë duke u kujdesur për fëmijët, duke bërë një kafe apo duke vendosur një lavatrice. Një gjest i tillë do të vlerësohej shumë duke qënë se nëna e re mund të lodhet gjithë ditën.
2. Bëni menjëherë paqe me fëmijët tuaj
Mund të ndodhë që në një moment të bëni fjalë me fëmijën tuaj. Në këtë rast duhet të përpiqeni të bëni paqe duke mos e thelluar edhe më tepër konfliktin tuaj, kjo pasi ju jeni më të mëdhenj në moshë dhe më të matur, dhe për pasojë do të jeni më të aftë të krijoni një harmoni të mirë në familje e cila do të vlerësohet shumë edhe nga nipërit tuaj.
3. Respektoni limitet dhe rregullat e vendosura nga fëmijët tuaj
Ju duhet të dini se djali dhe nusja juaj mund të kenë mënyra të ndryshme për të edukuar dhe rritur fëmijët e tyre, të cilat duhet të respektohen nga ju edhe pse mund të mos jenë të pëlqyeshme. Ju duhet të dini gjithashtu se mjekësia përparon dhe për këtë arsye mënyrat e ushqyerjes dhe përkujdesjes mund të jenë të ndryshme nga ato që keni përdorur ju dikur, për këtë arsye shpesh kritikat janë të pavend.
4. Lavdëroni fëmijët tuaj
Prindërit e fëmijës kanë nevojë të dëgjojnë nga ju se ata janë dukë bërë një punë të mirë me fëmijët e tyre, pra janë prindër shumë të mirë. Për ta kjo do të jetë një shprehje që do t’i bëjë më të fortë në rrugën e vështirë të prindërimit.
5. Mos krijoni ndarje
Nëse ju jeni gjyshër të disa nipërve dhe mbesave të lindua nga fëmijët tuaj duhet të përpiqeni të silleni njësoj me të gjithë. Nuk është veprim i mençur ai i favorizimit dhe dhënies së një ndihme më të madhe për fëmijët e djalit apo vajzës tuaj duke lënë pas dore fëmijët e tjetrit.
6. Mos e qortoni vazhdimisht nënën e fëmijës
Prindërit ndiejnë vazhdimisht frikë në lidhje me mënyrën si janë duke i rritur fëmijët e tyre dhe nëse ju do të qortoni vazhdimisht nusen apo vajzën tuaj për mënyrën si sillet me fëmijën e saj, do të thelloni edhe më shumë frikën dhe ankthin tek ajo. Do të ishte mirë që në vend të shprehjes “mos bëj kështu sepse është gabim”, të përdornit shprehjen “ është më praktike kjo mënyrë… pse nuk e provon njëherë”?
7. Mos e impononi mendimin tuaj
Nëse ju jepni një këshillë në mënyrë të qetë ka shumë mundësi që ajo të mirëpritet edhe nëse nuk ju është kërkuar. Kujdes duhet të tregoni në rastet kur fëmijët tuaj ju kërkojnë ndihmë ekonomike, në këtë rast mund t’jua jepni nëse keni mundësi, por pa i detyruar më pas të veprojnë sipas dëshirave tuaja.
8. Mos ndërhyni në problemet në cift
Mund të ndodhë që djali juaj dhe nusja e tij të kenë disa probleme në çift. Në këtë rast ju duhet të qëndroni larg tyre, dhe vetëm në rast se ju kërkohet një mendim duhet ta jepni atë duke folur në mënyrë të qetë dhe të matur, pa cënuar asnjërin prej të dyve, pasi në të kundërt mund të krijoni çarje në familjen tuaj.
9. Tregojuni optimistë
Në një moment prindërit e fëmijës do të kenë nevojë për optimizmin dhe pozitivitetin tuaj për të përballuar më lehtë vështirësitë që do t’ju dalin përpara. Nëse edhe ju do të tregoheni pesimistë para një problemi të caktuar do t’i bëni ata të ndihen më keq.
10. I mësoni nipërve dhe mbesave zakone të mira
Nëse ju keni aftësi të pikturoni apo të bëni diçka tjetër mudn të përpiqeni t’ja mësoni këtë edhe nipërve ose mbesave tuaja. Do të jeni kështu shokë të mirë aventurash me njëri-tjetrin, dukje bërë të mundur që ata të mësojnë duke u argëtuar me ju.
Materiale te ngjashme
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
8 fakte befasuese për motrat...
Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...
9 mënyra si t’i tregoj...
Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu