10 pyetjet qe nenat i bejne vetes ne shtatezanine e dyte

0 0

Në momentin që mësohet shtatëzania tjetër, gruaja në mënyrë spontane fillon të mendojë nëse ajo do të jetë ose jo njësoj me të parën. Por a ndodh vërtet kështu? Mund të jenë të dyja shtatëzanitë njësoj?
Qartësoni tani dyshimet tuaja!
1. Do të duket barku im më parë?

Gjatë shtatëzanisë të parë zakonisht barku fillon të bëhet i dukshëm rreth muajit të 6-7. Por çfarë ndodh në shtatëzaninë e dytë? Me siguri që nëna do ta vërejë më herët barkun, duke përmendur se në disa raste mund të ndodhë që në muajin e 3-të, dhe kjo për shkak se muskujt e pjesës abdominale janë më të lëshuar dhe “modifikohen” më me lehtësi në varësi të nevojave të rritjes së barkut. Megjithatë duhet të dini se volumi i uterusit është gjithmonë i njëjti, madhësia e tij ndryshon çdo muaj njësoj si në shtatëzaninë e parë.
2. Do të kem të njëjtat shqetësime?
Të vjella, dhimbje shpine, fryrje etj, do të shfaqen të gjitha edhe në këtë shtatëzani? Jo domosdoshmërisht. Jo çdo shtatëzani është njësoj edhe pse mund të bëhet fjalë për të njëjtën grua. Mund të ndodhë që një grua që ka pasur shtatëzani të vështirë më parë të mos e ketë tani dhe anasjelltas. Përsa i përket variceve, hemorroideve dhe problemeve urinare, mund të themi se klasifikohen në shqetësimet e trashëgueshme të cilat kanë tendencë të përsëriten edhe në shtatëzaninë e rradhës.
3. Do të ndiej më herët lëvizjet e fëmijës?
Në shtatëzaninë e parë lëvizjet e fëmijës mund të ndihen rreth javës 20-22 të shtatëzanisë, ndërsa në shtatëzaninë e dytë këto lëvizje mund të perceptohen edhe më herët (rreth javës 16-18), kjo pasi gruaja e di sia to janë dhe i njeh më me lehtësi.
4. Do të jetë sërish me pozicion podalik?
Nëse fëmija i parë ka qënë në pozicion podalik për shkak të uterusit të nënës i cili favorizonte një pozicion të tillë, mund të ndodhë edhe në shtatëzaninë e rradhës diçka e tillë. Nëse fëmija ka qënë me pozicion podalik për shkak të kordonit i cili nuk e lejonte të poziconohej ndryshe, nuk është e thënë që kjo të ndodhë edhe në shtatëzaninë tjetër.
5. Do ta ndiej më parë peshën në fund të barkut?
Në përgjithësi, në fund të shtatëzanisë të parë gruaja ndien një rëndesë në fund të barkut, e cila i jep ndjesinë sikur fëmija do të dalë në çdo moment. Kjo ndjesi në shtatëzaninë e dytë fillon të ndihet gjatë gjithë trimestrit të tretë, kjo pasi muskujt e dyshemesë pelvike janë më pak të tonifikuar dhe i përgjigjen më me lehtësi presioneve që ushtrohen nga uterusi.
6. Duhet të frekuentoj sërish kursin e lindjes?
Edhe pse tashmë e dini si do të shkojë në përgjithësi proçesi dhe si duhet të kujdeseni për fëmijën, kursi i lindjes mund të jetë një ide e mirë pasi gjithsesi nëna ka emocione të cilat do të ishte mirë t’i ndante edhe me nënat e tjera.
7. Do të zgjasë njësoj shtatëzania?
Mund të ndodhë që fëmija i parë të ketë ardhur në jetë me pak ditë vonesë. Por a do të ndodhë kjo edhe në shtatëzaninë e rradhës? Nuk mund të themi se do të ndodhë sërish e njëjta gjë. Vetëm në rastet kur shtatëzania e parë ka përfunduar në lindje para javës së 37-të mund të themi se mund të përsëritet sërish e njëjta gjë.
8. Do të lind sërish me operacion çezarian?
Në Shqipëri mjekët këshillojnë që në rast se lindja e parë ka ndodhur në këtë mënyrë, kështu të ndodhë edhe e dyta. Ndryshe ndodh në vendet e tjera të botës, ku nënës i jepet mundësia të provojë për lindje natyrale edhe pas një lindje me operacion.
9. Do të plasin ujërat sërish në mënyrë spontane?
Nuk mund të themi se diçka e tillë ndodh spontanisht në të gjitha shtatëzanitë.
10. Do të zgjasë më pak proçesi i lindjes?
Duhet t’ju themi se lindja zgjat më pak në shtatëzaninë e dytë. Në përgjithësi koha përgjysmohet, duke bërë që edhe faza e daljes të jetë më e shpejtë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X