10 problemet intime nga të cilat vuajnë gratë dhe si mund të rregullohen ato

0 0

Gati 3 nga 4 gra të reja shmangin vitzitën tek një gjinekolog kur është e nevojshme, sepse kanë turp. Zonja, nëse po e lexoni këtë, ju lutemi, e dini që sistemi juaj riprodhues është një forcë e mrekullueshme e natyrës dhe nuk duhet të ndiheni kurrë të turpëruara për të diskutuar shëndetin tuaj.

Më poshtë ju sjellim një listë me problemet më të shpeshta tek gratë që injorohen derisa ato bëhen probleme të mëdha shëndetësore. Shpresojmë që ju të relaksoheni, të lexoni dhe të mbani mend se mirëqenia juaj është prioriteti numër një.

  1. Problemi i rrjedhjes.

Ky problem përfshin gjakderdhjet shumë të lehta gjatë kohës që nuk jeni me cikël. Kjo mund të shkaktohet nga cistet ovarian, nga mospirja e pilulave kontraceptive apo edhe nga stresi.

Është e rëndësishme që të merrni kohën që ju duhet për t’u kujdesur për veten gjatë periudhave stresuese të jetës suaj. Bëni gjëra të tilla si të bëni një dush të ngrohtë, të merrni një masazh dhe mos harroni se shëndeti juaj është më i rëndësishëm se çdo gjë. Nëse nuk e keni nga stresi, shikoni çfarë mund të ketë ndryshuar hormonet tuaja dhe bisedoni me një gjinekolog nëse problemi vazhdon.

  1. Rreziku i vaginitit

Vaginiti është një lloj inflamacioni që mund të shkaktojë irritim, erë të keqe, sekrecione dhe dhimbje. Mund të shkaktohet nga një numër faktorësh dhe lajmi i mirë është se nuk është gjithnjë infektues.

Tamponi, sapuni dhe lubrifikantët mund të shkaktojnë vaginitis joinfektive. Pra, sigurohuni që të përdorni produkte natyrale, pa aromë dhe pastrohuni butësisht me ujë dhe sapun natyral. Nëse ju mendoni se keni një formë infektive të vaginitis, bëni një vizitë tek mjeku sa më shpejt që të jetë e mundur.

  1. Siklet për shkak të thatësisë

Çdo grua e di se kjo gjë mund të shkatërrojë ditët më të mira. Kjo thatësi e bezdisshme është e shkaktuar nga një çekuilibër hormonal, ndoshta për shkak të menopauzës, lindjes së fëmijës, ose ushqyerjes me gji. Për fat të mirë, zgjidhja është e thjeshtë. Lubrifikantët natyrorë mund të përdoren për të lehtësuar thatësinë, vetëm sigurohuni që të kontrolloni përbërësit më parë.

  1. Rreziku i cisteve.

Mos u shqetësoni, cistet zakonisht zhduken me kalimin e kohës. Cistet Vulvare shfaqen në pjesën e jashtme të vaginës ndërsa cistet vaginale shfaqen në muret e brendshme vaginale. Nëse është një kist me infeksion, sigurohuni që të kërkoni trajtim profesional dhe mos harroni të konsultoheni me mjekun.

  1. Rreziku i veshjeve të ngushta dhe sintetike.

E dimë se disa lloje të brendshmesh janë të bukura por kur janë të ngushta ato shkaktojnë irritime dhe mbipopullim të baktereve. Kjo bën që të shkaktohet infeksion. Gjithmonë kontrolloni strukturën e të brendshmeve tuaja. Të gjitha problemet tuaja mund të jenë duke filluar për shkak të cilësisë së dobët të të  brendshmeve tuaja sintetike.

  1. Problemet pas pastrimit të zonës intime

Zonja, ne të gjithë duam të jemi të freskëta aty poshtë, por pastrimi i tepërt dhe kimikatet e panatyrshme mund të dëmtojnë balancën natyrale bakteriale të vaginës tuaj dhe të shkaktojnë infeksione. Vendoseni kështu produktin aromatik me aromë frutash në një raft dhe merrni një sapun natyral, të papërpunuar ose produkte që janë krijuar posaçërisht për higjienën terapeutike dhe intime.

  1. Erë të keqe për shkak të ushqimeve që hani.

Jo, nuk do të vini erë patate vetëm se keni ngrënë disa patate të skuqura, por është e vërtetë se aroma e pjesëve intime shpesh mund të ndikohet nga ajo që hamë. Pra herën tjetër që t’ju duket sikur po vini era ananas apo kanellë nuk do të gaboheni dhe një ushqim i keq gjithmonë do të bëjë që t’ju vijë era e keqe.

  1. Rreziku i SST

Në mbarë botën, më shumë se një milion njerëz marrin një STD çdo ditë, prandaj është e rëndësishme që ta merrni këtë çështje seriozisht dhe të vizitoheni tek një mjek herë pas here.

Shumë infeksione kalojnë pa u vënë re, sepse nuk kanë simptoma të menjëhershme. Infeksione të tjera kanë simptoma të tilla si irritime, djegie, gunga, lytha, ose shpim gjatë urinimit – të gjitha këto mund të jenë simptoma të një SST, por kjo nuk është e sigurt.

  1. Problemi i shkaktuar nga qimet e rritura brenda lëkurës.

Në shumë kultura depilimi konsiderohet tërheqës, por shkulja e qimeve, pluhuri apo depilimi me big mund të shkaktojnë qime të rritura brenda lëkurës. Mënyra më e mirë për ta zgjidhur këtë është të ndaloni menjëherë së u depiluari. Pastaj bëni një dush të ngrohtë dhe butësisht fshini zonën e qimeve me një peshqir të butë për të ndihmuar në heqjen e lëkurës së vdekur.

  1. Rreziku i vulvodinisë

Nëse vuani nga vulvodini, atëherë e dini që nuk është e gjitha në kokën tuaj. Është disi mister për profesionistët mjekësorë dhe është përcaktuar si një dhimbje diegëse dhe shpuese në zonën rreth vaginës suaj. Shpesh mund të ndodhë gjatë aktiviteteve fizike apo marrëdhënieve intime. Normalisht kjo është shkaktuar nga shtrëngimi i pavullnetshëm.

Një dush të ngrohtë me kripën Epsom apo pak akull mund të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjen. Nëse simptomat janë të vazhdueshme, është më mirë të vizitoheni tek një gjinekolog.

Lexo edhe: 7 gjerat qe nuk i pelqejne gjinekologut tuaj sa here shkoni per vizite

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X