10 përfitimet nga joga

0 0

Kur nuk ndiheni mirë, llastimi i vetes mund të duket joshës, për shembull duke ngrënë një pica, duke blerë veshje apo këpucë të reja, por nëse 15 minuta në ditë ia dedikoni jogës, mirëqenia juaj do të rritet shumë.

10 përfitimet nga joga

  1. Përmirëson fleksibilitetin, forcën dhe qëndrimin

Praktika e përditshme e jogës do të ndihmojë në shtrirjen dhe tonifikimin e muskujve të trupit tuaj. Ajo do të funksionojë në të njëjtën kohë në forcimin e krahëve, këmbëve, supeve dhe muskujve të barkut. Ju nuk duhet të jeni super fleksibël për të praktikuar jogën, bukuria e kësaj praktike është se mund të praktikohet në të gjitha nivelet e aftësisë.

  1. Përshtatshmëria më e mirë për të gjithë

Kur të mendoni për përmirësimin e fitnesit tuaj, shumica prej nesh mendojnë për veglat dhe peshat në palestër. Por peshat nuk janë mënyra e vetme për të punuar. Joga ju jep gjithçka që një palestër mund t’ju japë, por në një mënyrë paqësore, të sigurt. Ju mund ta bëni atë me ritmin tuaj dhe në ambientet që doni ju, pa pasur nevojë të shkoni në palestër.

  1. Humbja e peshës

Një praktikë e përditshme, joga e butë do të ushqejë sistemin metabolik dhe do të ndihmojë në djegien e yndyrës, duke çuar në humbje peshe. Joga e përditshme mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal në trupin tuaj, i cili mund të normalizojë peshën trupore.

  1. Rritja e energjisë suaj

Vetëm disa minuta joga çdo ditë do të sigurojnë energji shumë të nevojshme  dhe do të na mbajnë të freskët për më shumë kohë. Joga, me sinergjinë e saj unike të trupit dhe të punës së frymëmarrjes, është e përsosur kur rezervat tuaja janë duke u ulur. Praktika e përditshme e jogës do të zgjojë qendrat kryesore të energjisë në trupin tonë.

  1. Ulja e stresit

Shumë vende të punës tani ofrojnë seanca joga gjatë drekës sepse është treguar se joga është një stërvitje që ul stresin në mënyrë të mahnitshme. Joga ju qetëson trupin dhe mendjen. Joga gjithashtu zvogëlon ose parandalon pagjumësinë.

  1. Frymëmarrje më e mirë

Marrja frymë thellë dhe me qetësi është një pjesë thelbësore e çdo praktike joga. Teknikat e frymëmarrjes fokusohen në përpjekjen për të ngadalësuar frymën nga gropa e stomakut tuaj në majë të mushkërive. Këto metoda do t’ju bëjnë të ndiheni më të relaksuar dhe të balancuar dhe do t’ju ndihmojnë të përballni ditën me besim dhe qetësi.

  1. Do të jeni më të lumtur

Joga mund t’ju bëjë emoconalisht më të fortë dhe më të lumtur sepse rrit nivelin e serotoninës (hormoni i lumturisë). Vetëm 15 minuta joga në ditë mund të ndryshojë kiminë e trurit dhe të përmirësojë disponimin.

  1. Ju bën më të ndërgjegjshëm

Kur praktikoni joga, ju do të zhvendosni vetëdijen tuaj në ndjesitë, mendimet dhe emocionet që shoqërojnë. Kjo vetëdije do të bëjë mendjen të qëndrojë më e fokusuar.

  1. Përmirësimi i përqëndrimit dhe mendimi më i qartë

Si rezultat i stabilitetit mendor që ofron joga, do të mund të kujtoni dhe të mbani më shumë informacion. Meditimi për vetëm disa minuta në mëngjes mund të rezultojë në përqëndrim më të mirë gjatë gjithë ditës.

  1. Rrit jetëgjatësinë

Siç e dini tani, joga e përditshme do t’ju ndihmojë të rrisni nivelin e aktivitetit, rregulloni punën e zemrës, zvogëlon nivelin tuaj të stresit dhe ju bën person më të lumtur. Të gjitha këto elemente mund të shtojnë vite të vlefshme për jetën tuaj.

Lexo edhe: 45 praktika per tu kujdesur per veten per nenat shume te ngarkuara






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X