10 parimet e te qenit prind i mire

0 0

Të gjihë duam dhe përpiqemi të  bëjmë më të mirën për fëmijët, për ta bërë atë të rritet i lumtur dhe me edukatë. E dini se cilat janë parimet bazë që do t’ju ndihmojnë t’ja arrini të jeni një prind i mirë? Lexoni më poshtë…

  • Ajo çfarë ju bëni ka shumë rëndësi. Ai do të shikoni sjelljen tuaj dhe do të veprojë si ju. Pra ndryshimi fillon nga ju!
  • Mos e teproni me gjëra materiale. Ju duhet t’i jepni atij shumë dashuri, por nuk duhet ta bëni këtë duke i dhënë tepër gjëra materiale.
  • Përfshihuni në jetën e fëmijës. Kjo nuk do të thotë të plotësoni për të detyrat e shtëpisë që i jepen në shkollë apo kopësht, kjo do të thotë të jesh gjithmonë pranë tij për t’i ndihmuar të rriten dhe edukohen në mënyrën e duhur.
  • E përshtasni rolin e prindit me nevojat e fëmijës. Respektoni mënyrën si ai sillet në varësi të moshës. Respektoni kohën e tij së të mësuarit të gjërave si edhe të vepruarit. Cili është kuptimi i kësaj? Që për shembull të mos mërziteni nëse fëmija juaj 16 muajsh nuk kryen dot nevojat në banjo.
  • Vendosni rregulla. Nëse nuk e menaxhoni dot sjelljen e fëmijës në moshë të vogël do ta keni edhe më të vështirë ta bëni këtë në moshë të madhe.
  • E lejoni të jetë i lirë. Përveç rregullave edhe kjo është e rëndësishme për të favorizuar arritjet e tij në të ardhmen.
  • Qëndroni konstant. Nëse ju i ndryshoni rregullat në varësi të situatës fëmija juaj nuk do të mësohet kurrë me to dhe për pasojë nuk do t’i respektojë asnjëherë.
  • Mos prekni fëmijët! Në çfarëdolloj situate, pavarësisht gabimit, ai duhet të këshillohet, bindet, qortohet me fjalë.
  • Ja shpjegoni fëmijës rregullat dhe vendimet. Ai duhet të kuptojë se përse ju jeni duke vepruar në një mënyrë të caktuar.
  • E trajtoni fëmijën me respekt. Fëmija do të mësojë ta bëjë këtë me të gjithë, përveç faktit që do të ndihet mirë. I flisni atij me respekt, qetë dhe në mënyrë të qartë. Asnjëherë mos përdorni ofendime në drejtim të tij.

Lexoni edhe: A duhet ti themi jo femijes? Ja cfare thote psikologia Lorela Garuli…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X