10 mitet rreth bebeve dhe si qëndron e vërteta

0 0

Miti 1: Do të bini në dashuri menjëherë me fëmijën tuaj.

E vërteta: Ju me siguri po prisni dashuri me shikim të parë, por është krejt normale nëse nuk e ndjeni këtë dashuri të menjëhershme. “Lidhja është një proces që ndodh me kalimin e kohës,” thotë psikologia klinike Shoshana Bennett, PhD. “Disa nëna ndjejnë afërsi të menjëhershme – por nuk ka asgjë të keqe ose të ndryshme për ato që nuk e ndjejnë. Afërsia do të vijë”.

Miti 2: Bebet nuk i kanë të formuara kupat e gjunjëve

E vërteta: Bebet nuk i kanë shumë të forta kupat e gjunjëve, i kanë të përbëra nga lëndë të buta, të cilat lejojnë rritjen. Më vonë, ato formësohen mirë dhe krujojnë kocka.

Miti 3: Të porsalindurit nuk mund të shohin.

E vërteta: Të porsalindurit kanë shikim të turbullt, por patjetër që mund të shohin. Ky mit ndoshta e ka zanafillën sepse sytë e bebes nodnjëherë ikin shtrembër dhe nuk e kanë fokusin e duhur. Kjo është normale sepse bebi ende nuk ka kontroll mbi muskujt e syve.

Miti 4: Rrethorja e ndihmon bebin të ecë.

E vërteta: Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, rrethoret janë në të vërtetë të rrezikshme. Meqenëse të sapolindurit nuk mund t’i shohin këmbët e tyre, është e lehtë për ta të kenë një aksident (rënia nga shkallët mund të ndodhë!).

Miti 5: Ka biberona e thitha të mira e të këqija.

E vërteta: Nuk ka ndonjë listë sekrete për biberonat e mirë për beben tuaj. Bebet janë të ndryshme dhe varet nga preferenca e tyre.

Miti 6: Konfuzioni i thithkave është një problem i madh.

E vërteta: Jeni të shqetësuara se një ushqyerje me biberon do të ngatërrojë foshnjën dhe do të sjellë fundin e ditëve tuaja të ushqyerjes me gji? Disa foshnje thjesht preferojnë rrjedhjen më të shpejtë të thithkave të caktuara të biberonit.

Miti 7: Kërcimi i foshnjës do të shkaktojë hark te këmbët.

E vërteta: Kjo bie në kategorinë e përrallave të “grave të vjetra”. “Kërcimi do të çojë në këmbë më të drejta”,- thotë pediatra Vicki Papadeas, MD. “Këmbët shpesh përkulen nga pozicioni brenda mitrës dhe drejtohen kur fëmija fillon të qëndrojë në këmbë dhe të ecë”.

Miti 8: Të qarat e tepërta tregojnë se diçka është padyshim e gabuar.

E vërteta: Kur foshnjat qajnë, zakonisht nuk do të thotë se janë të sëmurë ose në dhimbje. Tingëllon kundërintuitive, apo jo? Mendojeni në këtë mënyrë: Duhet energji e shëndetshme për të ndezur një klithmë të fortë. “Foshnjat e sëmura janë zakonisht të dobëta, marrin frymë shpejt dhe në përgjithësi janë pasivë”, – thotë Papadeas. E qara është një nga mënyrat kryesore të komunikimit të foshnjës. Nëse nuk ka temperaturë, nuk ka ndryshim në ngjyrë, me siguri po alarmoheni kot.

Miti 9: Lidhja me dadon është një gjë e keqe që duhet të parandaloni.

E vërteta: Po e lini foshnjën në kujdesin e dikujt tjetër dhe instinktet tuaja të nënës bërtasin: “Të lutem mos lejo që ai të mendojë se është nëna e tij!” Është e vërtetë që foshnja do ta shohë dadon si një figurë prindërore, por lidhja me një dado është një gjë e mirë, thotë Lindsay Heller. “Nëse fëmija juaj ka një prirje të fortë për dadon tuaj, atëherë jini krenarë për fëmijën tuaj që ka aftësinë për të dashur dikë aq shumë.” Dhe jini krenarë për veten që keni zgjedhur dikë që kujdeset aq mirë për të. Kujtojini vetes se kurrë, kurrë nuk mund të zëvendësoheni dhe kaloni shumë kohë cilësore me fëmijën në mbrëmje dhe fundjavë për të mbajtur lidhjen tuaj.

Miti 10: Të gjitha të qarat e foshnjave tingëllojnë njësoj.

E vërteta: Foshnja po zhvillon një gjuhë të tërë të qarash për të komunikuar me ju. “Të qarat për nevojën e ushqimit, gjumit dhe ndërrimit të pelenave do të tingëllojnë ndryshe nëse i dëgjoni nga afër”, thotë Heller.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X