10 këshilla për ta mësuar bebin të flejë pa çuçon

Çuço nuk është një objekt i thjeshtë për fëmijët , si shumë të tjerë, që shoqërojnë fëmijërinë e tyre. Ky mjet i dedikuar për të vegjlit paraqet një shoqërues të vërtetë për ta, me të cilin ata kalojnë fazat e para të jetës së tyre.




0 1

Çuço është një burim sigurie dhe qetësie për fëmijët dhe, shpesh, një zëvendësues për praninë e nënës.

Fëmija rritet në kontakt të ngushtë me biberonin fals dhe mësohet me të.

Si ta bëni fëmijën të flerë pa çuço?

Çdo fëmijë, siç e dimë, është një univers në vetvete, me zakonet dhe dëshirat e veta.

Duke qënë se nuk ka rregulla që funksionojnë për të gjithë, prindërit duhet të përballen me sfida të reja çdo ditë për të rritur fëmijën e tyre, duke shpikur zgjidhje për problemet që ofron ky rrugëtim.

Heqja e biberonit nga fëmijët është një nga pasazhet më të vështira, veçanërisht ta mësosh fëmijën të flejë pa çuço.

  1. Së pari duhet krijuar një rutinë e re në mbrëmje. Zakonet e reja nuk do ta lejojnë fëmijën të vërejë mungesën e biberonit rrens sepse të gjitha veprimet dhe objektet me të cilat ai është mësuar nuk do të jenë më pjesë e mbrëmjes. Pra, zgjidhni një vend të ri në mbrëmje për të përkëdhelur fëmijën, tregojini një përrallë të re, merrni pizhame të ndryshme nga herët e tjera etj.
  2. Përralla e mbrëmjes mund të jetë ajo e Zanës së Biberoneve, personazh i dashur i cili shkëmben biberonat me dhurata të bukura për fëmijët, vetëm nëse këta vendosin ta lënë objektin e çmuar nën jastëk pa e përdorur atë për të fjetur. Prindërit mund t’i blejnë fëmijëve libra të ndryshëm që rrëfejnë tregime të fëmijëve që vendosin ta heqin biberonin gjatë natës..
  3. Disa prindër zgjedhin teknikën e bindjes së fëmijës për të fjetur pa çuçon, duke e ftuar atë që të japë biberonin në këmbim të, për shembull arushit të tyre të preferuar, duke i theksuar fëmijës se ai nuk ka nevojë për këtë objekt të veçantë, duke qënë se tashmë është i madh.
  4. Një metodë tjetër për shkëputjen e fëmijës nga çuçoja është humbja e tij. Shpesh, çuço nuk gjendet përkohësisht, sepse fëmijët e harrojnë atë diku. Në këtë pikë këshilla është që të mos e kërkoni më, duke e bërë fëmijën të kuptojë se biberoni gënjeshtar nuk është më i nevojshëm. Prindër të tjerë vendosin të dëmtojnë biberonin për ta bërë atë të pakëndshëm. Megjithatë, kjo praktikë duhet të kryhet me kujdes në mënyrë që të mos e vënë fëmijën në rrezik.
  5. Ndër teknikat që e bëjnë çuçon më pak të dëshiruar, është ajo e zhytjes së tij në diçka që i jep një shije të keqe. Pasi ta provojë njëherë, fëmija do të vendosë që të mos e dëshirojë më.
  6. Përveç kësaj, mund të zgjidhet me fëmijën një vend i veçantë për të ruajtur biberonin që nuk përdoret më. Ky hap mund të ndihmojë në heqjen e biberonit pa trauma për fëmijën.
  7. Ju mund të zgjidhni për fëmijën një alternativë që zëvendëson biberonin dhe kryen të njëjtin funksion qetësues: një arush, një mbulesë, një tjetër objekt i veçantë që merr vendin e biberonit aq shumë të dashur dhe i lejon atij të flejë pa të.
  8. Është e rëndësishme që të kaloni në fazën e heqjes së biberonit gënjeshtar gjatë natës, vetëm pasi fëmija të ketë arritur ta heqë atë gjatë ditës. Është më mire në fillim që të hiqni biberonin vetëm në kohë të caktuara të ditës.
  9. Sa më shpejt fillohet kjo, aq më mirë. Nëse prindërit vendosin t’ia heqin çuçon fëmijës kur ai është sa më i vogël, ata do të duhet të japin më pak shpjegime fëmijës, i cili mund të jetë mësuar me të. Megjithatë, është gjithmonë e rëndësishme të presësh për momentin që duket më i duhur për të shmangur traumat.
  10. Së fundi, rekomandohet të shpërblehet fëmija që mund të flejë pa biberon, për shembull me një dhuratë të këndshme.

Lexo edhe: Me mire te thithe gishtin apo cucon?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X