10 keshilla per lenien e duhanit gjate shtatezanise

0 0

Pirja e duhanit dëmton shëndetin, dhe në shtatëzani nuk dëmton vetëm shëndetin e nënës por edhe të fetusit që ajo mban në bark. Duhanpirja mund të shkaktoj ndërprerje spontane të shtatëzanisë, lindje të parakoshme, peshë të vogël të fëmijës në momentin e lindjes, vdekje të papritur të laktantit, rritje të rrezikut të shfaqjes së astmës apo tumori tek fëmija. Shkaqet e mësipërme janë konkluzion i disa studimeve shkencore të bëra nga studiues të universitetit “Arkansas” në bashkëpunim me qëndrën kombëtare të fëmijëve me probleme të lindura si edhe qëndrën zhvillimore të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Atlanta.
Nga studimi është nxjerrë konkluzioni se fëmijët që kanë shfaqur probleme kardiake kanë qënë fëmijët që kanë lindur prematurë dhe me peshë të vogël lindje. Nga ana tjetër gratë të cilat kanë qënë duhanpirëse gjatë të paktën gjatë trimestrit të parë të shtatëzanisë kanë shfaqur mundësi të larta për të lindur fëmijë me probleme kardiake.
Fëmija e ndien kur nëna nuk pi më duhan!
Një grua shtatëzanë duhet ta lerë atë sa më shpejt të jetë e mundur, jo vetëm për shëndetin e fëmijës por edhe për shëndetin e saj. Duke filluar qysh nga orët e para pa duhan organizmi i nënës fillon të “riorganizohet”. Duke filluar nga 20 minutat e para vihet re një ulje e rrahjeve të zemrës dhe e presionit të gjakut, pas rreth 8 orësh mbetjet e monoksidit të karbonit në gjak pakësohen dhe pas 24 orësh rreziku për infarkt kardiak tek nëna ulet. Fetusi fiton menjëherë një gjendje të përgjithshme më të mirë dhe ai do të ketë në dispozicion më shumë oksigjen dhe ushqim, duke bërë që zhvillimi i tij të mos vihet më në rrezik nga nikotina dhe substancat e tjera kimike.
Cilat janë mënyrat që mund të ndjekim për të lënë duhanin?
1- Kërkoni ndihmë
I kërkoni mjekut tuaj informacion në lidhje me lënien e duhanit.
2- Përcaktoni një datë për t’i thënë “lamtumirë” duhanit
Sa më shpejt të ndodhë aq më mirë është për ecurinë e mirë të shtatëzanisë. Gjatë ditëve të para mundohuni të kryeni sa më shumë aktivitete, në mënyrë që ta mbani mendjen e zënë me dicka dhe të mos mendoni për të pirë cigare.
3- Kini besim se do t’ja arrini ta lini duhanin
Duhanpirja është një zakon i fituar gjatë jetës dhe për pasojë mund edhe të nxirret shumë kollaj prej saj. Zakonisht duhanpirësit që mundohen ta lënë, pësojnë një tundim dhe nuk duhet të shqetësoheni nëse ju ndodh edhe juve. Në këtë rast ju duhet të caktoni një datë tjetër për të mos pirë më cigare dhe përpiquni që kësaj rradhe të mos fusni më helm në trupin tuaj dhe të fëmijës. Mbani mend se një cigare më pak është një plus më shumë për shëndetin e fëmijës tuaj.
4- Mendoni pozitivisht
Nëse mospirja e duhanit do t’ju bëjë të vini vërdallë nëpër shtëpi në gjendje të egërsuar do të thotë që do të hasni shumë situata të vështira përpara, por kjo nuk duhet t’ju pengojë në zgjedhjen që keni bërë. “Krizat” mund të vazhdojnë maksimumi 10-12 ditë dhe më pas gjithcka do të jetë më e thjeshtë. Simptomat që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve (mungesë përqëndrimi, irritim, bëheni më e ndjeshme ndaj stuatave) kanë tendencën të zhduken shumë shpejt dhe e vetmja gjë që duhet të bëni është të mendoni efektet pozitive që do të sjellë kjo nismë në jetën tuaj dhe të fëmijës që keni në bark.
5- Ndryshoni rutinën tuaj
Ju duhet të filloni t’i kërkoni miqve tuaj të mos pijnë duhan në praninë tuaj. Në momentin që do të keni dëshirë të pini një cigare duhet të mendoni arsyet pse po mundoheni ta lini, duhet të mendoni benefitet që sjell lënia e duhanit tek fetusi si edhe të këqijat që sjell vazhdimi i pirjes gjatë shtatëzanisë. Nëse vazhdoni të pini kafe (zakon që edhe ky duhet ndërprerë gjatë shtatëzanisë), nuk duhet ta shoqëroni me cigare por, mund të hani dicka të shëndetshme dhe të pëlqyeshme pasi e keni përfunduar. Le të jetë kjo rutina që do t’ju shoqërojë gjatë mbartjes së fëmijës tuaj në bark.
6- Shpërblejeni veten me dicka për çdo ditë pa duhan
Me lekët e kursyera nga cigaret që nuk keni pirë mund të blini dicka për veten tuaj dhe për fëmijën.
7- Pini shumë lëngje dhe në mënyrë të rregullt
Uji mbetet një nga lëngjet më të mira për organizmin e njeriut, por gjatë shtatëzanisë ju mund të pini edhe çaj ose lëngje frutash jo industrial. Në këtë mënyrë ju do të keni më pak “kriza” urie, të cilat shkaktojnë edhe dëshirën për të pirë duhan.
8- Bëni më shumë lëvizje
Ajri i pastër si edhe aktiviteti fizik kanë efekt qetësues dhe ngrehin moralin.
9- Bëni agopunkturë
Nëse keni mundësi mund t’i nënshtroheni një terapie sipas metodës tradicionale për uljen e dëshirës për duhan. Aguponktura njihet jo vetëm për uljen e dëshirës për të pirë cigare por edhe për efektin refuzues që i jep organizmit. Megjithatë ju duhet të jeni shumë të bindura që doni të mos pini më duhan, pasi në të kundërt terapia do të rezultonte pa efekt.
10- Pini një çaj me lulebliri
Ju mund të blini në farmaci një çaj lulebliri, i cili mund të ndihmojë trupin tuaj të mos kërkojë më duhan.
Mbani mend se nëse ndaloni së piri duhan mbroni shëndetin e fëmijës tuaj, i cili tashmë duhet të jetë prioritet në jetën tuaj! Filloni jetën e re me “këmbën e mbarë”! E lejoni fëmijën tuaj të rritet në një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Mos e lini atë të thithë tymin tuaj, pasi kjo mund të mos rezultojë me pasoja, por nëse ndodh të jeni të sigurta se do ta urreni cigaren që keni pirë, por pasojat mund të jenë të pariparueshme!
Stop duhanit për një jetë të shëndetshme!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X