10 ide se si ta bëni banjon tuaj të duket më e madhe se ç’është

0 0

Shtëpia juaj është shumë e vogël dhe po ashtu edhe tualeti? Nuk keni vend për të gjitha gjërat dhe bëhet vërtet një rrëmujë e “jashtëzakonshme”? Banjot e vogla mund të jenë vërtet komode dhe të këndshme, por vetëm duhet të blini mobiljet e duhura dhe ta organizoni atë në mënyrën e duhur. Ju do të shihni se tualeti juaj i vogël do të duket shumë më i madh me ndihmën e disa trukeve të vogla.

Më poshtë ju tregojmë 10 ide nga dizajnuesit për ta bërë banjën tuaj të duket më e pastër, më e “gjerë” edhe madje më e bukur.

1.Përdorni ngjyra të lehta. Mobiljet me ngjyra të lehta bëjnë që dhomat e vogla të duken më të mëdha dhe banjo nuk bën përjashtim.

1

2.Një raft magazinimi mbi derën. Një raft mbi derën është një mënyrë e shkëlqyer për të përdorur hapësirën tuaj me mençuri. Ju mund të përpiqeni ta bëni atë vetë.

2

3.Rafte shtesë. Nuk keni pse të blini një dollap shtesë, mund të përdorni hapësirën nën vaskë.

3

4.Një dizajn në mur.Ky organizim i përshtatshëm i kavanozëve do t’ju ndihmojë të keni gjithçka që ju nevojitet në banjë. Për më tepër, nuk merr shumë hapësirë.

5

5.Rafte mbi tualet. Raftet nuk marrin shumë hapësirë. Si në foton e mëposhtme mund të arredoni shumë lehtë tualetin tuaj.

5

6.Një pasqyrë me rafte.Një pasqyrë do ta bëjë dhomën të duket më e madhe dhe mund të fshehë një raft shtesë për ruajtjen e sendeve të ndryshme.

6

7.Një kabinë transparente.Një xham transparent ku mund të bëni dush dhe pllaka me tone të lehta ngjyre do ta bëjnë atë të duket më e gjerë.

7

8.Një pasqyrë e madhe. Pasqyra është një artikull i madh i cili mund të bëjë që dhoma juaj të duket më e madhe në aspektin vizual.

8

9.Një lavaman në qoshe.Kur çdo qoshe është e rëndësishme, duhet të mendoni për pajisjet e përshtatshme në banjo. Një lavaman në qoshe është një ide e mirë.

9

10.Një lavaman mbi lavatriçe.Është një mënyrë e thjeshtë për të kursyer hapësirë. Dhe ky “bashkim” interesant nuk do të prishë brendësinë e banjës suaj.

10

Lexo edhe: Po babai ne cilin tualet duhet ta coje vajzen e vogel?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X