10 gjerat qe nje nene e re duhet absolutisht te dije

0 0

Nëse jeni duke pritur të sillni në jetë fëmijën tuaj duhet të lexoni një listë të gjërave që ndoshta edhe pse mund të keni frekuentuar kursin parapërgatitor të lindjes, nuk jua kanë thënë asnjëherë.
Ja cilat janë ato:
1. Pasi keni marrë në dorë atq krijesë të vogël do të kuptoni se ndoshta nuk e keni imagjinuar asnjëherë se një ditë do të donit dikë aq shumë, në një mënyrë kaq të fuqishme!
2. Të gjithë, absolutisht të gjithë do të dinë arsyet pse qan fëmija juaj, përveç jush! Ata do të dinë gjithashtu se për çfarë ka nevojë fëmija juaj në atë moment e me radhë. Kjo është diçka që ka ndodhur tek shumë nëna të reja, sidomos gjatë javëve të para pas lindjes. Ju duhet të përpiqeni të injoroni sa më shumë të jetë e mundur zëra të tillë dhe të fokusoheni tek fëmija juaj, pasi asnjë përveç jush nuk e kupton më mirë sinjalin që fëmija është duke i dhënë në një moment të caktuar. Mos harroni se ato minuta të qarash të cilat në një moment mund të duken se nuk do të mbarojnë kurrë, në të vërtetë do të kalojnë dhe më pas ju do të keni mundësi të kënaqeni me fëmijën tuaj, duke i dhënë atij shumë dashuri.
3. Muajt e parë pas lindjes janë të vështirë. Mund të kaloni shumë netë pa gjumë, mund të përballeni me të qara të vazhdueshme të fëmijës, duke qënë ndonjëherë aq monotone sa java mund të duket sikur ka qënë një ditë e gjatë, e lodhshme që nuk do të përfundojë asnjëherë! Të ndjekësh ritmet e të porsalindurit është vërtet e lodhshme, por lajmi i mirë është se këto muaj kalojnë shpejt duke bërë që ndonjëherë të ndieni nostalgji për netët e kaluara duke ushqyer fëmijën e vogël me gji, dhe kjo do të ndodhë pasi fëmija juaj nuk do të qëndrojë gjithmonë bebe!
4. Fëmija varet nga ty nëne, në gjithçka dhe për gjithçka! Për disa nëna ky do të jetë një mendim që mund të krijojë ankth dhe frikë, dhe për disa nëna të tjera nevoja jetike e fëmijës për nënën është diçka shumë madhështore.
5. Fëmija ka nevojë t’ju ndiejë sa më pranë, sidomos fizikisht. Ai ka qëndruar për 9-të muaj brenda trupit tuaj dhe tani i duhet të përballet me botën e jashtme. Do të jetë kontakti me ju ai që do ta bëjë të ndihet më i qetë dhe më i sigurt dhe për këtë arsye duhet që gjatë periudhës së shtatëzanisë të mësoni sa më shumë në lidhje me kontaktin lëkurë me lëkurë si edhe në lidhje me masazhet e fëmijëve të porsalindur. Ato do t’ju ndihmojnë gjithashtu edhe për qetësimin e kolikave të bebes tuaj.
6. Marrëdhënia me bashkëshortin, miqtë, të afërmit tuaj, asnjë prej tyre nuk do të jetë më si më parë. Prioritetet tuaja do të ndryshojnë në mënyrë graduale dhe natyrale.
7. Baby-blues është një problem shumë që shfaqet shumë shpesh tek nënat pas lindjes së fëmijës. Ju nuk duhet të keni turp të flisni me dikë rreth tyre, absolutisht jo! Në vend që të izoloheni në dhomën tuaj dhe në vetminë tuaj, duhet të flisni me dikë, kushdo qoftë ai, mjafton që t’ju bëjë të ndiheni mirë. Merrni në kosnideratë gjithashtu edhe shëtitjet edhe pse dita mund të jetë e ftohtë. Do të mjaftonte një xhup për ju, një xhup për fëmijën dhe kaq! Ju mund të takoheni me nëna të tjera në parkun e lojërave, gjë që është shumë e vlefshme për të luftuar baby-blues.
8. Mëmësia do t’ju bëjë menaxhere, kamariere, aktore, këngëtarë e me radhë, kjo pasi do t’ju duhet t’i shërbeni atij vaktet, ta bëni atë të qeshë dhe argëtohet, të menaxhoni problemet dhe aktivitetet e tij etj. Ju ndoshta nuk e dini se edhe një veprim i vogël për fëmijën mund të kthehet në lojë.
9. Ndoshta mund t’ju duket si diçka e çuditshme por ju duhet të stimuloni fëmijën që në ditët e para të lindjes dhe këtë mund ta bëni duke e trajtuar si një person i cili ka nevojë të njihet me personat që ju rrethojnë, me ambientin ku do të jetojë, të njohë historinë tuaj e me radhë. Ju nuk duhet të flisni “për” fëmijën, por “me” fëmijën.
10. Një këshillë e fundit që do t’ju japim në këtë dekalog është “duajeni gjirin tuaj dhe shijoheni gjidhënien”. Nuk do të keni mundësi të shihni gjinjtë tuaj të jenë protagonist të një proçesi aq të mrekullueshëm pasi fëmija juaj nuk do të ushqehet përgjithmonë me qumështin tuaj!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X