Në dashuri lejohet gjithçka! Kjo nuk është një shprehje të cilën duhet ta besoni dhe praktikoni! E themi këtë pasi shpesh gratë dhe vajzat e shoqërisë tonë pranojnë shumë sjellje negative nga partneri i tyre të cilat nuk duhet absolutisht të tolerueshme!
Cilat janë 10 gjërat që një femër nuk duhet të tolerojë tek partneri i saj?
- Tregon shpesh mungesë respekti. Ai të trajton sikur nuk vlen? Nuk ka për të ndryshuar asnjëherë! Këshilla jonë? Largohuni prej tij.
- Mes jush ka sekrete dhe gënjeshtra. Nëse bën gjëra fshehur, gjëra të pashpjegueshme, nuk përgjigjet vazhdimisht në telefon mendoni se ka diçka që duhet ta mësoni.
- Ai acarohet vazhdimisht me ju. Bërtet për çdo gjë dhe nuk ju le të flisni pasi vetëm bërtet. Largohuni prej tij.
- Të tradhëton. Dashuria, ajo e vërteta, nuk është shoqe e tradhëtisë.
- Të bën më tepër të qash se të qeshësh. Gruaja nuk ka pse të qëndrojë pranë një njeriu që e bën të qëndrojë vetëm me lot në sy.
- Është person i dhunshëm. Fillimisht gjuante tavolinën me grusht, filloi ofendonte dhe tani ju vuri dorë edhe ju! Largohuni sa më parë prej tij dhe në rastet më ekstreme denoncojeni! Edhe në vendin tonë ka ligje dhe rregulla që mbrojnë për mrekulli të drejtën e gruas.
- Të përdor. Ti për të duhet të jesh një mbretëreshë dhe jo një person që e le dhe e merr kur të dojë. Ai nuk është mashkulli ideal dhe ti duhet të largohesh sa më parë.
- Të trajton keq. Nuk je asnjëherë mjaftueshëm e bukur për të, je e shëndoshë, vishesh keq, flokët e tua nuk janë asnjëherë në rregull dhe cdo grua mund të jetë më e bukur se ty. Largohuni sa më parë prej tij.
- Të le vazhdimisht. Tashmë as ti nuk e di sa herë je ndarë dhe bashkuar me të? Shumë mirë, është momenti të mos shkoni më tek ai pasi ju kërkon!
- Është tepër xheloz. Nuk të lejon të flasësh me asnjë njeri, nëse shikon diçka fillon sherri, pra është xheloz për gjëra të qëna dhe të paqëna. Është mirë të distancoheni pak prej tij.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu