10 gjërat që më ka mësuar ime bijë

0 0

 

Vajza ime është shumë pranë adoleshencës, ajo është ende në moshën kur mendon se unë jam një super nënë, por megjithatë ka filluar të jetë edhe pak kritike. Nuk është gjithmonë e lehtë rritja e një vajze por unë kam mësuar shumë prej saj.

10 gjërat që më ka mësuar ime bijë

1- Ji vetvetja

Vajza ime ka individualitetin e saj shumë të theksuar, ajo nuk i do gjërat që janë tendenca e fundit, vetëm se bashkëmoshataret i kanë.  Ajo ka një nivel besimi që gjithmonë kam kërkuar ta kem dhe qëndrimi pranë saj më frymëzon të përqafoj veten dhe atë që jam.

2- Ji aty për miqtë

Vajza ime menjëherë i mbron miqtë kur dikush i hedh poshtë ata. Ajo gjithmonë i mbron ata që kanë nevojë dhe më ka mësuar se miqtë janë të rëndësishëm dhe duhet të jemi aty për ta.

3- Jeto momentin

Mund të kemi ditët më të zakonshme dhe megjithatë vajza ime do të kërcejë, duke thënë sesa e bukur është dita. Bukurinë dhe dashurinë mund ta shohim në çdo moment. Vajza ime më ka mësuar të vlerësoj jetën ashtu siç është.

4- Si të jem nënë

Unë u bëra nënë në moshën 20-vjeçare. Nuk e dija se ç’do të thoshte të bëheshe prind, por duke pasur vajzën, hap pas hapi mësova rolin tim si nënë.

5- Kalo gjithmonë kohë me fëmijët

Në fund të ditës, zakonisht ndihem e rraskapitur, por përpiqem gjithmonë të gjej kohë për t’ja dedikuar sime bije. Edhe nëse unë nuk mundem sepse kam pasur një ditë shumë të ngarkuar, është ajo që vjen pas meje, që patjetër të kalojmë kohë të dyja.

6- Të jem e patrembur

Vajza ime kohët e fundit dha një shfaqeje teatrale përpara një turme të madhe njerëzish. Ajo ishte shumë e guximshme të fliste para të gjithëve pa iu trembur syri aspak.

7- Të jem bujare

Gjithmonë ajo dëshiron t’i ndihmojë të tjerët. Me humbjen e gjyshes së saj vitin e kaluar, familja jonë po kalon momente pikëllimi. Kushëriri i saj i parë ka lindur kohët e fundit dhe ajo ka mbushur një kasë të vogël me para, të cilën ia dha babait të kushëririt që të kishte diçka të veçantë prej saj.

8- Të jem e mëshirshme

Ndonjëherë harroj të shikoj gjërat nga pikëpamja e një personi tjetër. Vajza ime shpesh mbron “te keqin” e historisë, duke u përpjekur të vërë veten në vendin e tij për të kuptuar përse ka bërë një veprim të caktuar.

9- Të ndjek ëndrrat

Vajza ime ka kaq shumë ëndrra që dëshiron të realizojë në jetën e saj dhe ato janë gjithmonë në evolucion. E vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është këmbëngulja në të cilën ajo përpiqet për t’i arritur. Ndonjëherë shtigjet e jetës ndryshojnë, por në qoftë se drejtimi ynë është gjithmonë përpara, ne mund të arrijmë çdo gjë që kemi vendosur të bëjmë.

10- Sa shpejt rriten

Duke parë vajzën time të rritet nga një foshnje e vogël në një foshnjë kurioze, tek një vajzë e mrekullueshme në klasën e gjashtë, kuptoj sa shpejt kalon koha.

Lexo edhe: Drejtuar vajzes sime, kur nje dite t’i thyejne zemren






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X