10 gjerat me me vlere qe mund t’i thoni femijeve tuaj

0 0

Komunikimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fë mijës tuaj dhe për këtë arsye duhet të përpiqeni të përdorni shprehje shumë të zgjedhura me fëmijët tuaj. Ja cilat janë disa prej tyre:
1. Më pëlqen shumë ti
Është e sigurt që ju ja shprehni dashurinë fëmijës tuaj, por t’i bëni të ditur se e pëlqeni si person është sërish shumë e rëndësishme. Për këtë arsye duhet t’i përdorni të dyja.
2. Ti je shumë i zoti për të mësuar
Të mësuarit është diçka shumë natyrale dhe fëmijët e vegjël janë shumë të zotët për ta bërë këtë . Të mësuarit për ta është si një lojë. Ajo që i thoni ju ndikon shumë në proçesin e të mësuarit dhe për këtë arsye duhet ta përkrahni atë sa më shumë me shprehje inkurajuese.
3. Faleminderit!
Është një fjalë e vogël e cila mbart brenda vetes së saj respekt dhe mirënjohje. Mos harroni në asnjë çast se fëmija juaj do të mësojë atë që do të dë gjojë nga ju dhe jo atë që do t’i tregoni të bë jë .
4. Je dakord me…?
Një shprehje e tillë do t’ju ndihmojë të krijoni një marrëdhënie në familjen tuaj, e cila do të jetë e bazuar mbi respektin e mendimeve së të gjithë pjesëtarëve të familjes, gjë ecila do ta mësojë edhe fëmijën të respektojë mendimin e të tjerëve.
5. Më thuaj më shumë gjëra
Kjo është një kërkesë që do ta bëjë fëmijën të ndajë me ju mendimet e tij, ndjenjat dhe idetë. Fëmija juaj do të mësohet të dëgjojë të tjerët kur flasin dhe ndajnë me të mendimet e tyre.
6. Eja të lexojmë diçka
Leximi sjell shumë benefite për fëmijën pasi e ndihmon të fitojë shkathtësinë e nevojshme për të pasur sukses në jetë. Libri ndikon në thellimin e aftësive së të mësuarit të fëmijës si edhe ndihmon në krijimin e një ure midis tij dhe botës së jashtme, personave, vendeve dhe ideve
7. Të gjithë bëjmë gabime
Gabimet bhen pasi asnjë nuk është perfekt. Fëmija duhet të mësojë nga gabimet, si edhe të marrë përsipër përgjegjësitë e veprimit të tij. Fëmijët përpiqen shumë për të kënaqur pritshmëritë tuaja në drejtimin e tij.
8. Më fal
Është diçka që duhet t’ja thoni shpesh fëmijës tuaj, por do të ishte më mirë të përpiqeshit mos thoshit gjëra që do t’ju detyronin të thoshit “më fal”.
9. Si mendon?

Ju duhet ta përfshini fëmijën tuaj në bisedat tuaja familjare duke e bërë kështu të përgjegjshëm për vendimet që merr dhe do të marrë më vonë .
10. Po!
Në përgjithësi nëse në familjen tuaj do të përsëritet fjala “jo” priten të ndodhin më shumë veprime mohuese nga ana e fëmijës, për këtë arsye përpiquni të thoni më shpesh “po”, do të krijoni një atmosferë më positive në shtëpinë tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X