10 gjera qe mund te beni ndersa femija fle

0 0

Kush ka një fëmijë të vogël e di që momenti që ai është në gjumë është shumë i çmuar. Nëna mund ta shfrytëzojë këtë moment për të bërë disa gjëra të cilat në jetën pa fëmijë do të ishin normale, por tashmë do të jenë pothuajse të pamundura të bëhen nëse i vogli është zgjuar.
Si ta shfrytëzojë nëna këtë kohë të çmuar?
1- Relax

Shtrihuni ku të keni dëshirë, le të jetë ai një kolltuk, krevat, divan. Nuk ka rëndësi ku, rëndësi ka që ai të bëjë të shijoni disa minuta relaksi dhe qetësie, gjë e cila mund t’ju mungojë shpesh gjatë ditës.
2- Higjena
Mund ta shfrytëzoni kohën që fëmija juaj fle për të bërë një dush e qetë dha pa shpejtuar. Shpesh nënat me fëmijë të vegjël e konsiderojnë “luks” të qënrdojnë në dush më tepër se 5 minuta.
3- Mësoni çfarë ndodh me botën e jashtme
Ju mund të futeni online dhe të kontrolloni rrjetet sociale nëpër të cilat jeni rregjistruar apo të kontrolloni postën tuaj të e-maileve. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të mësuar atë çfarë ndodh në përgjithësi në botën e jashtme apo në jetën e të afërmve dhe miqve tuaj.
4- Gjëra të përgjithshme
Ju mund të mos keni vetëm një gjë të vetme për të bërë. Nëse lind nevoja mund ta shfrytëzoni këtë kohë për të fshirë pluhurat, për të përgatitur diçka për darkën, për të vënë apo hequr rrobat nga lavatricja, për t’u krehur, për të pastruar nga thonjtë manikyrin që tashmë është prishur, mund të hidhni në mbeturina bebelinat e akumuluara në koshin e shtëpisë tuaj e kështu me rradhë.
5- Mund të shikoni fëmijën ndërsa fle
Ka shumë nëna që pëlqejnë ta shikojnë fëmijën e tyre që ndërsa fle duket i qetë si një ëngjëll. Mund ta bëni edhe ju këtë me kujdesin më të madh që të mos e zgjoni dhe të prishni gjithë momentin e bukur.
6- Hani diçka
Përfitoni nga koha që fëmija juaj fle për të ngrënë dicka. Mund edhe të evitoni gatimin duke qënë se koha që keni ne dispozicion mund të mos jetë e madhe, për këtë arsye mundohuni të konsumoni diçka që keni gati në frigorifer.
7- I telefononi dikujt
Mund t’i telefononi bashkeshortit tuaj të cilin nuk e dëgjoni shpesh duke qënë se mund të jetë në punë deri vonë dhe kujdesi i vazhdueshëm për fëmijën nuk mund t’ju mundësojë të flisni shpesh me të. Gjithashtu mund t’i telefononi edhe dikujt të rëndësishëm që keni kohë që nuk flisni duke qënë se mungesa e kohës nuk jua lejon.
8- Kujdesuni për trupin
Ju mund të përfitoni nga momentin që fëmija juaj fle për të bërë disa ushtrime të cilat do t’ju ndihmojnë të mbani trupin tuaj në formë dhe për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme.
9- Lexoni diçka
Do të ishte një alternativë shumë e mirë, e cila do t’ju bënte të harronit për pak momente lodhjen dhe problemet e ditës duke ju future në një botë krejt tjetër, në atë të librit, i cili mund të bëhet një bashkëudhëtar shumë i mirë i jetës tuaj.
10- Flini gjumë
Rritja e fëmijës kërkon energji dhe këto mund t’i merrni me anën e gjumit. Kështu ju mund të flini disa minuta gjumë ndërkohë që edhe fëmija juaj fle i qetë. Një nënë e qetë do të rritë fëmijë të qetë.

Lexoni dhe: 6 gjërat që isha betuar se nuk do t’i bëja pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X