10 gjëra që duhet të bëjnë burrat kur gratë e tyre janë shtatzëna

0 0

Që në fillesat e njerëzimit, përgjegjësinë për shtatzënisn e ka gruaja. Dhe burrat duhet të na kuptojnë. Në fund të fundit, jemi ne ato që duhet ta mbajnë fëmijën. Kështu që të ngrënit shëndetshëm apo të kujdesurit për të mos bërë disa gjëra, ngelen nën përgjegjësinë tonë.

Por kjo s’do të thotë se gjatë shtatzënië duhet të jemi të vetme. Burrat duhet ta kuptojnë se janë shumë të rëndësishëm gjatë gjithë këtij udhëtimi të gjatë, konfuz, ndonjëherë të pakëndshëm dhe shumë të lodhshëm.

Pikërisht për këtë arsye, burri juaj i rritur duhet të jetë i pranishëm për të bërë 10 gjërat e mëposhtme për gruan që mban fëmijën e tij.

  1. Duhet të jetë aty sa herë të jetë e nevojshme. Ai duhet të sigurohet dhe të rregullojë oraret e tij për të qenë sa më shumë me ju. Nuk duhet të mungojë në asnjë takim me mjekun, pasi informacioni që ai ju jep është i rëndësishëm për të dy prindërit.
  2. Burri juaj duhet ta edukojë veten për ndryshimet me të cilat do të përballet. Që nga leximi i librave ai duhet të mësojë për komplikimet e mundshme që mund të shfaqen dhe duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Duhet ta kuptojë se vetëm duke qendruar i informuar do të arrini si çift që të mbani qetësi.
  3. Babai i fëmijës suaj duhet t’ju japë hapësirën e nevojshme që ju duhet. Shtatzënia nuk është gjithmonë një periudhë e bukur. Në fakt, mund të jetë e dhimbshme dhe nga ana tjetër plot me emocione të mëdha. Presioni social mund t’ju bëjë të ndiheni sikur nuk ju lejohet të ankoheni se po bëheni nënë, por burri juaj duhet ta kuptojë se duke u ankuar për këtë pjesë nuk nënkupton se do të jeni një nënë e keqe.
  4. Duhet t’ju shoqërojë nëse merrni mësime për procesin e lindjes. Ai duhet ta kuptojë se ka një rol të rëndësishëm në procesin e lindjes dhe nuk mund të largohet nga fëmija dhe nga ju për të mbrojtur veten e tij, ditën e lindjes. Pra ai duhet të sigurohet se ju keni praktikuar frymëmarrjen dhe të gjitha këshillat e tjera për ditën kur do të lindni.
  5. Nuk duhet të ketë frikë të tregojë shqetësimet e tij. Fakti që jeni ju shtatzënë nuk do të thotë se ai duhet të fshehë emocionet, apo s’duhet të ketë fare të tilla. Edhe ai njëlloj si ju mund të përballet me konfuzion, dyshime dhe frikë, por duke qenë një njeri i rritur ai duhet ta dijë se ju të dy jeni një “ekip” dhe duhet të diskutoni për gjërat që ju presin.
  6. Duhet të besojë në instiktet e mëmësisë. Ai mund të japë mendimet e tij për shtatzëninë dhe çfarëdo që mund t’ju bëjë të ndiheni më rehat, por në fund të ditës – ai duhet ta dijë se jeni ju që e njihni më mirë trupin tuaj.
  7. Duhet të respektojë dhe të përpiqet për t’i plotësuar dëshirat tuaja. Ai duhet të luftojë për dëshirat tuaja njëlloj si ju po luftoni për të lindur fëmijën. Ai duhet të bëjë gjithçka që ju duhet për të qenë e kënaqur, madje edhe të largojë njerëzit nga dhoma në rast se ata ju bezdisin.
  8. T’ju lejojë të tregoheni edhe përtace. Ai duhet t’i kuptojë hormonet tuaja gjatë shtatzënisë, kështu që edhe kur t’ju shohë me humor, të mërzitura, apo me nerva, duhet të tregohet i durueshëm.
  9. Të kontribojë më shumë për punët e shtëpisë. Ju me siguri nuk do të jeni në gjendje për t’u marrë me të gjitha punët e shtëpisë.
  10. Të gatuajë gatimet tuaja të preferuara edhe në mes të natës. Zakonisht, gjatë netëve do të keni më shumë neps kështu që ai duhet të tregohet pak më i gatshëm.

Ndajini këto udhëzime me partnerin tuaj për t’i bërë të ditur se si duhet të jetë babai ideal për fëmijën tuaj.

Lexo edhe: Nese e trajtoni partnerin si femije ju po shkaterroni martesen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X