10 gatime per femije (pure per bebin tuaj)

0 0

Nëse keni përfunduar proçesin e prezantimit të ushqimeve tek bebja juaj mund të filloni të bëni kombinime të ndryshme. Ja disa receta mund të përgatisni çdo ditë për fëmijën tuaj.

10 gatime për fëmijë

  1. Karotë dhe kungull: këto perime janë shumë të pasura me vitaminë A. Pasi e keni përgatitur purenë mund ta rregulloni me pak qumësht dhe vaj ulliri.
  2. Lulakër dhe patate e ëmbël: shumë të pasura me vitaminë C, A dhe folate. Pastroni dhe zieni perimet. Mund të rregulloni purenë me qumësht dhe një lugë vaj ulliri.
  3. Karotë, presh dhe patate: një vakt i pasur me vitaminë A. e prisni preshin në copa të vogla dhe e skuqni në pak vaj ulliri. Më pas shtoni copat e karotës dhe patates dhe i zieni derisa të zbuten. Edhe në këtë rast mund të shtoni në pure pak qumësht, vaj ulliri dhe djathë parmixhan.
  4. Kungull jeshil, spinaq dhe domate: domatet janë shumë të pasura me vitaminë C, të cilat ndihmojnë trupin të absorbojë hekurin. Domatet nuk duhet të zihen me lëkurë dhe spinaqi duhet të shtohet 3-4 minutat e fundit. Mund të shtoni edhe miell orizi.
  5. Brokoli, bizele dhe patate: kjo pure do të jetë disi më e trashë për fëmijën. Para se të grini perimet shtoni pak vaj ulliri dhe qumësht në grirëse.
  6. Pastinak dhe patate e ëmbël: vakt i pasur me vitaminë A, E dhe C. Mund të shtoni edhe pak qumësht.
  7. Kumbull dhe mollë: përdorni kumbulla të ëmbla dhe i hiqni lëkurën. I zieni në pak ujë dhe më pas i shtypni për të përftuar një pure homogjene.
  8. Pjeshkë dhe dardhë: i jepni fëmijës tuaj sa më shumë vitamina C dhe E me anën e këtij vakti. I zieni frutat dhe më pas i shtypni. Frutat nuk duhet të kenë lëkurë.
  9. Avokado dhe banane: kombinimi klasik shumë i pasur me vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme.
  10.  Salmon dhe patate e ëmbël: salmon përmban omega 3 shumë të rëndësishme për sytë dhe trurin e fëmjës. Mund të shtoni edhe karotë nëse dëshironi.

Lexoni edhe: Recetë gatimi per bebe +8 muajsh ( pure me dardhë, banane dhe kos)






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X