10 besëtytnitë më të pazakonta gjatë shtatzënisë që nuk janë aspak të vërteta

0 0

Shtatzënia është një periudhë shumë e veçantë. Gjithkush ka tendencën ta mbrojë nënën e re dhe kjo është arsyeja përse njerëzit janë të gatshëm të përdorin dhe të besojnë çdo gjë, madje edhe supersticionet më të çmendura. Shumë prej tyre janë krejtësisht të rreme, por disa duken edhe më të vërteta sepse bazohen në logjikë.

Në listën e mëposhtme ju tregojmë supersticionet më të njohura në të gjithë botën pasi ka ardhur koha që t’ju tregojmë se shumë prej tyre nuk janë të vërteta.

1.Nënat nuk duhet të hanë peshk sepse foshnja nuk mund të flasë për një kohë të gjatë. Pothuajse të gjithë llojet e peshqve, sidomos peshqit e lumit, mund të përmbajnë parazitë që janë të rrezikshëm për njerëzit. Pasojat mund të jenë shumë më serioze se sa zhvillimi i ngadalshëm i të folurit tek një fëmijë. Megjithatë, nëse peshku është gatuar në një temperaturë të lartë ose është ngrirë, atëherë mund ta hani pa u shqetësuar për këtë. Përjashtimet e vetme janë llojet e peshqve që përmbajnë shumë zhivë si ton, peshkaqen, marlin, peshk shpatë, etj. Konsumimi I peshkut të tillë kur jeni shtatzënë mund të jetë i rrezikshëm për ju dhe fëmijën tuaj.

2.Nëse ecni nën shkallë fëmija mund të bëhet i dobët. Në fakt ky supersticion është përhapur në të gjithë Evropën Perëndimore. Një shkallë që mbështetet në një mur bën një trekëndësh i cili është simbol i Trinisë së Shenjtë. Besohet se një grua që kalon trekëndëshin do të thyejë trinitetin dhe do të kishte probleme me fëmijën. Një arsye më logjike për të qëndruar larg shkallëve është të mbash një grua të sigurt në rast se shkallët rrëzohen. Në mesjetë ky supersticion ishte shumë i zakonshëm.

3.Nëse hapni të gjitha dritaret në shtëpi, lindja nuk do të jetë e vështirë. Dhe jo vetëm dritaret – në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë, njerëzit hapin gjithçka që munden: dyer, dollapë, kabinat e dushit, kutitë, etj. Besohet se këto veprime do të ndihmojnë të hapet qafa e mitrës që sigurisht nuk ka lidhje fare. Megjithatë, hapja e të gjitha dritareve dhe dyerve mund të jetë e nevojshme pasi është e nevojshme për arsye të tjera: ndërsa nëna sapo ka lindur dhe fëmija sapo ka ardhur në jetë, të afërmit duhet të pastrojnë shtëpinë dhe të ajrosin të gjitha dhomat.

4.Nëse hani ushqime me ngjyrë të zbardhur edhe foshnjat do të lindin të bardhë. Në Kinë, Indi, dhe disa vende të tjera besohet se bardhësia e lëkurës është pikë referimi për bukurinë. Atje mendojnë se nëse hani ushqime në ngjyrë të çelët edhe lëkura e fëmijës do të jetë e bardhë. Meqe ra fjala ky supersticion funksionon dhe ndryshe, nëse pini shumë kafe apo çaj fëmija do të lindë me lëkurë të errët. Kjo nuk është e vërtetë pasi ngjyra e lëkurës varet vetëm nga kombinimi i gjeneve. Paragjykimi ka shumë të ngjarë të bazohet në faktin se frutat dhe perimet shumëngjyrëshe shpesh shkaktojnë reaksione alergjike.

5.Mos shkoni në varreza pasi fëmija nuk do të jetë i lumtur. Shumë vende arabe, si dhe Izraeli, Evropa Lindore dhe Filipinet ndjekin këtë supersticion. Besohet se fëmija mund të thirret nga shpirtrat e paraardhësve të tyre, ose se fëmija do të ketë një gjendje të keqe humori dhe do të qajë shumë. Baza për këtë supersticion të palogjikshëm mund të jetë nga disa kufizime fetare ose për të ruajtur një grua shtatzënë nga stresi.

6.Varëse me vezë. Në disa fshatra ruse, gratë shtatzëna venë një vezë në qafën e tyre. Ato besojnë se derisa veza të jetë e sigurt, fëmija i tyre do të jetë po ashtu i sigurt. Në këtë mënyrë, nënat e ardhshme ruhen nga syri I keq dhe veza është simbol i shtatzënisë së tyre.

7.Ju duhet të hani ushqime pikante në mënyrë që fëmija të mos ketë shumë qime. Njerëzit në Tajlandë dhe disa vende të tjera në Azinë Juglindore e besojnë këtë. Të tjerë besojnë se të hahet ushqim djegës ndjell keq për të ardhmen e një fëmije. Është e vërtetë se ushqimet pikante nuk janë zgjidhja më e mirë për një grua shtatzënë por kjo për arsye krejt shëndetësore.Para së gjithash, ushqimet pikante stimulojnë urinë dhe kontribuojnë në shtimin e peshës. Së dyti, disa produkte ushqimore të tilla kanë përfitime. Si për shembull hudhratm të cilat janë shumë të dobishme gjatë shtatzënisë. Por nëse hahen në sasi të mëdha mund të shkaktojnë tkurrje të mitrës dhe acarim të traktit urinar.

8.Nuk do të lindni deri sa t’i lëshoni flokët.Shumë njerëz, madje edhe disa mjekë, besojnë këtë supersticion dhe u thonë nënave të lëshojnë flokët. Ata besojnë se kjo ndihmon që qafa e mitrës të hapet. Në fakt ata që bëjnë joga kanë një shpjegim të ndryshëm: qafa e mitrës është energjikisht e lidhur me gojën dhe buzët. Nëse flokët janë bisht, fytyra është e tensionuar dhe ju duhet të jeni plotësisht të relaksuar për të hapur qafën e mitrës.

9.Mund të hani çdo gjë që dëshironi! Në të kaluarën, njerëzit besonin se gratë shtatzëna mund të hanë çfarë të duan, pasi ajo që dëshiron trupi i saj është ajo që I nevojitet. Ky supersticion besohet ende nga shumë njerëz në vende të ndryshme. Në Gana, besohet se nëse një nënë nuk ha çfarë të dojë, foshnja e saj do të ketë një qafë të shtrembër. Në Itali, Turqi, Greqi dhe Egjipt por edhe në Shqipëri, njerëzit frikësohen se foshnja mund të ketë një shenjë dalluese në trup apo fytyrë nëse nëna nuk do të hajë atë që do. Ndërsa në Armeni njerëzit mendojnë se foshnja do të jetë gjithmonë lakmitar. Por mjekësia moderne këshillon një qasje më të përshtatshme për mënyrën e të ushqyerit: askush nuk ka nevojë për kile shtesë! Por kur një person dëshiron të hajë diçka të pangrënshme, kjo është një shenjë e një çrregullimi psikologjik dhe mund të jetë me të vërtetë e rrezikshme. Pra, nënat e ardhshme duhet të mbështeten në këshillat e mjekëve të tyre.

10.Ju mund të parashikoni gjininë e foshnjës me mënyrën se si ai ju gjuan apo lëviz. Ky  është një supersticion me të vërtetë popullor që mund të keni dëgjuar për të. Në shumë vende, njerëzit besojnë se është e mundur të parashikosh seksin e foshnjës nga mënyra se si ai lëviz brenda mitrës. Nëse goditja është në anën e majtë, fëmija do të jetë një djalë dhe nëse goditja është në anën e djathtë, do të keni një vajzë.Për fat të keq, kjo është vetëm një bestytni që nuk ka të bëjë aspak me realitetin. E vetmja mënyrë e besueshme për të përcaktuar seksin e fëmijës suaj të ardhshëm është të bëni testin e këshilluar.

A dini për ndonjë bestytni të shtatzënisë? Na tregoni në komente.

Lexoni edhe: 5 tipet e grave shtatzena 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X