10 arsye të gëzueshme pse e dua mëmësinë

0 0

 

Të jesh nënë është një nga detyrat më të vështira dhe më të dobishme me të cilën unë kam qenë e bekuar në jetën time. Të qënit nënë ka shumë ulje-ngritje, por është diçka që unë nuk do e shkëmbeja me asgjë në botë. Roli i nënës në një familje është padiskutim shumë i rëndësishëm. Mes netëve pa gjumë, qetësimit të shpërthimeve të fëmijës, të vjellave, temperaturës, zgjimit herët etj, kam mësuar një gjë shumë të rëndësishme për jetën si nënë. Është një aventurë e vazhdueshme.

Po rendis vetëm disa nga arsyet përse e dua faktin që jam nënë:

  1. Shfajësim i menjëhershëm! Pasi u bëra një nënë, kisha gjithmonë justifikimin gati kur doja të largohesha nga një ambient ose kur doja të refuzoja ftesa. 😛
  1. Ka pafund produkte. Kur më mbaron shampoja, mund të përdor atë të fëmijës tim.
  1. “Abuzimi me ushqimin”. Edhe pse mund të jem me dietë mund të abuzoj duke ngrënë ndonjë ëmbëlsirë ose patate të skuqura.
  1. Ndërpret bisedën me justifikimin se fëmija ka nevojë për ty, ose tu dëgjua sikur fëmija po qante.
  1. Vëmendja. Ndoshta kjo ishte një thikë me dy presa, por kur isha shtatzënë, mjaftonte të prekja barkun dhe vëmendja e të gjithëve drejtohej te unë.
  1. Të tjerët nuk më bëjnë më presion për të qenë gati shpejt, për të respektuar oraret etj.
  1. Nuk ndihem në faj që s’kam shkuar në palestër.
  1. Trajtimet spa janë të justifikuara.
  1. Kur kam nevojë të pastroj diçka kam gjithmonë pecetat e fëmijës gati.

Lexo edhe: 50 arsyet pse duhet ta dashuroni periudhen e shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X