1 test shtatzënie në kushte shtëpie

0 1

Po planifikoni dhe po përpiqeni të ngeleni shtatzënë dhe doni shumë që së shpejti të keni një bebe? Por ka raste kur nuk mund ta kontrolloni dëshirën për të ngelur shtatzënë dhe ndërkohë doni të dini nëse keni ngelur ose jo para se t’ju vonojnë periodat.

Ka disa mënyra për ta bërë këtë edhe në kushte shtëpie.

Nuk ka dëshmi konkrete që tregojnë se këto teste japin rezultate të sakta, por shumë njerëz betohen se janë të vërteta. Testet e shtatzënisë me kripë, sheqer, zbardhues, pastë dhëmbësh, uthull ose sapun janë më të zakonshmet.

Çfarë është një test shtatzënie në kushte shtëpie?

Testet e shtatzënisë të realizuara në kushtet e shtëpisë janë metoda jo-mjekësore të testimit për shtatzëni dhe janë formuluar kur testet që përdoren sot nuk ishin ende të disponueshme.

Të gjitha testet që u përmendën më sipër funksionojnë në bazë të një parimi- ato zbulojnë nivelin e hormonit hCG në urinë.

Përbërësit që përdoren për të testuar shtatzëninë reagojnë të gjithë me hormonin e lëshuar gjatë shtatzënisë, duke dhënë një shenjë të sigurt nëse po prisni apo jo një foshnjë.

Nëse vendosni të provoni testin e shtatzënisë së kripës, duhet gjithashtu të dini kur do të ishte koha më efektive. Për të marrë rezultatet më të sakta me këtë test me kripë, duhet të provoni në ditën e pestë pas ovulacionit. Meqenëse do të gjurmoni tashmë datat e ovulacionit, nuk do të jetë problem për ta kuptuar.

Megjithatë, para se të provoni këtë metodë, le të shikojmë saktësisht se si funksionon ky proces.

Procedura për të bërë këtë test në shtëpi është e thjeshtë. Ju do t’ju duhet pak kripë, një enë transparente dhe një alarm. Pse një alarm? Për shkak se ju duhet të mbani mend që të përdorni vetëm urinën e parë në mëngjes për të bërë testin në mënyrë që të merrni nivelin më të përqendruar të hormonit hCG.

Merrni enën tuaj të qelqit dhe mblidhni mostrën e urinës së parë në mëngjes. Shtoni tre të katërtat e një luge çaji me kripë në këtë mostër. Prisni rreth një minutë ose dy dhe shikoni ndryshimet / reagimet që mund të ndodhin në përbërje.

Nëse vëreni një përberje si qumësht, kjo mund të jetë shenjë se është kryer ngjizja dhe ka nisur një shtatzëni.

Në shtatzëni pozitive janë vënë re copëza si të bardha dhe të thërmuara.

Mund të bëni edhe një test tjetër për t’u siguruar!

Në rast se jeni akoma e pasigurt për procedurën dhe se si duket një rezultat pozitiv, këtu keni një video me shembuj të rezultateve të testimit pozitiv dhe negativ duke përdorur testimin me kripë.

Urina zvogëlohet në sasi dhe shkumëzohet nëse jeni shtatzënë dhe mbetet e pandryshuar nëse nuk jeni.

Nivelet e larta të HCG në urinën e një gruaje shtatzënë reagojnë ndaj kripës, duke formuar shkumë.

Lexo edhe: Shtatzenia/ Vlerat e Beta HCG






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X