1 Orë Anestezi e Përgjithshme është e Sigurt për Foshnjat

0 0

Foshnjave, te cilave u është bërë anestezi e përgjithshme për një orë nuk kanë gjasa të vuajnë nga dëmtime, por siguria e ekspozimit më të gjatë dhe të përsëritur ndaj anestezisë mbetet e panjohur, shpjegon një studim i ri.

Nga studimi i më shumë se 700 foshnjave në 7 vende, studiuesit nuk gjetën ndonjë problem të zhvillimit neurologjik dhe të sjelljes deri në moshën 5 vjeçare.

“Pothuajse gjysma e anestezisë së përgjithshme që u jepet foshnjave përdoret për më pak se një orë, prandaj gjetjet tona duhet të sigurojnë profesionistët shëndetësorë dhe miliona prindër, fëmijët e të cilëve u nënshtrohen procedurave kirurgjikale ose diagnostikuese me barna anestetike në mbarë botën çdo vit”, tha studiuesi Andrew Davidson, nga Instituti i Kërkimeve në Australi.

Autorët e studimit vunë në dukje se shumica e foshnjave në grupin e studimit ishin meshkuj dhe nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar zbulimin edhe tek  vajzat.

Në tre vitet e para të jetës, rreth 1 në 10 fëmijë në vendet e zhvilluara kanë pasur procedura kirurgjikale, mjekësore dhe diagnostikuese ku përdoret anestezia e përgjithshme. Këto procedura mund të përfshijnë sëmundje të ndryshme që kanë nevojë për anestezi.

Për vite të tëra është debatuar rreth sigurisë së bërjes së anestezisë së përgjithshme për foshnjat.

Në 2017, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave paralajmëroi se anestezia e zgjatur ose e përsëritur tek fëmijët më të vegjël se 3 vjeç mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit.

Megjithatë, këto studime ishin bazuar tek kafshët dhe kërkimet në njerëzit kanë qenë të kufizuara.

Ndërsa këto rezultate nuk gjetën ndryshime të rëndësishme deri  në moshën 2 vjeçare në zhvillimin mendor, pavarësisht se çfarë lloj anestezie është përdorur.

Dhe zhvillimi deri në moshën 5 vjeç mund të jetë shumë herët për të gjetur nëse disa aftësi sociale dhe emocionale, të cilat zhvillohen më vonë në jetë, janë të dëmtuara, thanë autorët e studimit.

Lexo edhe: Anestezia demton kujtesen, ja cila anestezi eshte me pak e demshme

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X